Uji Dea

De Biasi flet para ndeshjes me Serbinë: Bëni luftë futbolli, jo politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili i dërgoi kuqezinjtë për herë të parë në Evropian, ka dhënë një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, duke folur për sfidën e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, një ndeshje me peshë të madhe sportive dhe simbolike.

Një përballje vendimtare në rrugën drejt Botërorit

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë”, u shpreh De Biasi.

“Serbia është një skuadër e fortë dhe do të luftojë me Shqipërinë për vendin e dytë në grup, sepse vendi i parë mund t’i takojë Anglisë. Nëse jemi të vendosur dhe me përgatitje fizike, kemi një rrugë përballë që mund të jetë e lehtë”.

Kujtimet e ndeshjes së ndërprerë në Beograd dhe mesazhi për tifozët

Duke rikujtuar sfidën e Beogradit, e cila u ndërpre pas hyrjes së tifozëve në fushë, De Biasi theksoi: “Ishte një ndeshje e barabartë, ku patëm edhe raste për të shënuar. Pastaj, tifozët u futën në fushë dhe arbitri na çoi në dhomat e zhveshjes – nuk mund të flisje më për futboll”.

ARKATANA

Mesazhi për Kombëtaren dhe çelësi i suksesit

Sipas tij, suksesi kalon nga forca fizike dhe mendore: “Duhet të kemi lojtarë në kondicion të mirë. Kjo nuk është një luftë politike, por një betejë sportive. Sot kemi shumë lojtarë me cilësi, që luajnë në Serie A dhe kampionate të tjera evropiane, shumë më tepër se në kohën time. Ajo që ka rëndësi është që të jenë të bashkuar dhe të mos dorëzohen deri në fund”.

Një shqiptar mes shqiptarëve

Në fund të intervistës, De Biasi u shfaq i emocionuar dhe i lidhur me Shqipërinë:

“Unë do jem në stadium, në ‘Arenën Kombëtare’. Tifozët duhet të mbështesin skuadrën dhe të lënë jashtë çdo situatë që nuk i shërben fitores. Pas 3 pikëve, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Kam votuar më 11 maj, kam zgjedhur edhe unë qeverinë time – jam shqiptar!”.

“Forca Shqipëria!”, ishte mesazhi i tij i fundit, ndërsa emocionet për sfidën e 7 qershorit sa vijnë e rriten.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.