Adrian Bajrami gjen golin e parë me fanellën e Benficas

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Adrian Bajrami ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e klubit të madh portugez, Benfica.
Benfica ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Tirsense në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Portugalisë, duke siguruar finalen pas fitores me rezultat të përgjithshëm 9-0.
Megjithatë, fitorja e klubit të madh portugez ndaj këtij klubi pa shumë histori nuk është diçka e veçantë, sa është njëri golashënues.
Po flasin për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, i cili ka shënuar të mërkurën mbrëma golin e parë me fanellën e Benficës.
Bajrami ka shënuar nga afërsia në minutën e 74-të për rezultatin 2-0, ndërsa pas tij u shënuan edhe dy gola tjerë për fitoren 4-0.
Ndryshe, Benfica në finale do të ndeshet me Sporting Lisbonën, me takimin që është paraparë të zhvillohet më 25 maj. /Telegrafi/