Mobi Casa

Cili shqiptar në Gjenevë qe i dyshuar për policinë për tentim vrasje të Millosheviqit?

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Gjenevë- Lidhur me atentatin që vërtetë ju kishte përgatitur Miloshevcit në kohën kur kishte filluar konferenca e Gjenevës për ish-Jugosllavinë po japim më poshtë në tërësi rrëfimin e Astrit Lekës.

“Në shtator 1993, po rrija bashkë me gruan time. Troket dera dhe shoh dy inspektorë të policisë zvicerane. Ata kishin marrë urdhër që të bënin kontroll në shtëpinë time. Me të drejtë, unë u kërkova mandatin përkatës. Ata nuk e kishin, por u justifikuan me karakterin urgjent të ndërhyrjes. Unë këmbëngula që nuk do i pranoja të bënin kontroll pa një dokument zyrtar të rregullt. Ata insistonin për urgjencën. I indinjuar se ndoshta ata po më shpërfillnin si refugjat politik shqiptar që isha, u detyrova t’u them një fjalë të urtë angleze që kishte vlerë në atë rast. “Shtëpia ime është kalaja ime, ku ju nuk mund të hyni pa lejen time!”, rrëfen fillimisht veprimtari shqiptar Astrit Leka (kryetar i shoqatës ndërkombëtare “Solidest”) për agjencinë “Presheva Jonë” i cili qe dy decenie jeton dhe vepron në Gjenevë i cili me miqtë zviceran ia arriti të vente bustin e heroit tone kombëtar Skënderbeut buzë liqenit të këtij qyteti pak metra afër OKB-së

Në vazhdim Leka shpjegon se “duke e kuptuar shqetësimin e tyre të natyrshëm, u dhashë një mundësi, e cila respektonte dinjitetin tim dhe u lejonte atyre të kryenin detyrën. U thashë që do t’i pranoja në shtëpi në qoftë se ma thotë këtë me gojë në telefon prokurori i përgjithshëm i Gjenevës, numrin e telefonit të të cilit e disponoja sepse i kisha bërë një shërbim përkthimi më parë. Pas kësaj fjale, inspektorët u panë në sy njëri me tjetrin dhe vendosën të largohen menjëherë, duke më thënë se do të vinin pas një ore me dokumentin e duhur.”

Lidhur me atentatin që vërtetë ju kishte përgatitur Millosheviqit në kohën kur kishte filluar konferenca e Gjenevës për ish-Jugosllavinë po japim më poshtë në tërësi rrëfimin e Astrit Lekës.

“Në çast, nga çfarë kisha dëgjuar për intrigat dhe kurthet që kurdiseshin kundër njerëzve të ndershëm, më erdhi ndër mend ideja se vizita e inspektorëve është bërë mbi bazën e ndonjë denoncimi eventual nga ndonjë bashkëkombës në shërbim të agjenturave antishqiptare në Gjenevë që donin largimin tim nga ai vend për shkak të veprimtarisë time kombëtare. Konkretisht ndonjë vizitor në shtëpinë time, në një moment pa vëmendje nga unë, mund të ketë vënë drogë prapa librave në bibliotekë dhe mandej ka bërë denoncimin ndaj meje në polici.

Kështu largimi i tyre prerazi dhe njoftimi se do vinin pas një ore, mund të më kompromentonte, duke lënë një dyshim të përhershëm te ata për mua, pasi mund të supozohej se unë kërkoja kohë për të fshehur drogën e denoncuar.

Atëherë, sipas zakonit shqiptar, i ftova ata si mysafirë në shtëpi , por jo për kontroll.
Ata pranuan ftesën me habi, për qëndrimin tim kontradiktor (sapo i kisha përzënë unë i kisha ftuar).

Pas përshëndetjeve të zakonshme, pyetja e parë që më bënë ishte: a keni qenë në zyrat e OKB në Gjenevë këto ditë?
– Lutem, më saktësoni ditët- ndërhyra unë.
-Këto dy ditët e fundit – thanë ata.
Mendova mirë dhe u thashë se nuk kisha qenë. Më parë edhe kam qenë për përkthime.
Pyetja e tyre dhe përmendja e dy ditëve të fundit më bëri të dyshoj se bëhej fjalë për ndonjë akt të rëndë terrorist për mua, pasi kisha dëgjuar që në një sallë të mbledhjeve më shumë rëndësi, administrata e OKB u paguante ndërmarrjeve përkatëse mijëra franga zvicerane, vetëm e vetëm që të jepej siguri ndaj atentatesh apo aktesh terroriste brenda 48 orëve. Mandej garancia duhej përsëritur.

Inspektorët, pas përgjigjes sime negative, hapën një letër të ngjeshur ku fraza kryesore ishte si vijon: “Profesor Astrit Leka, Gjenevë, është duke përgatitur një atentat kundër Slobodan Millosheviçit”.

Në fakt, unë kisha dëgjuar se në këtë mbledhje të rëndësishme ndërkombëtare do merrte pjesë edhe Millosheviçi.

Por ndjeva një lehtësim dhe gëzim të madh sepse shpëtova nga sikleti i ndonjë provokimi që mund të më kishin bërë për kompromentimin e figurës sime duke future tinëzisht drogë në shtëpinë.

Uji Dea

Si profesionistë dhe me njohuri psikologjike, zviceranët e vunë re këtë ndjenjë tek unë, u ra në sy kjo gjendje shpirtërore dhe vijuan me pyetjen: si është e mundur që ju e pritët këtë akuzë me një shprehje gëzimi, në vend që të tronditeshit se bëhet fjalë për një akuzë si terrorist?! Pra mund të hynit në listën e terroristëve..

Sigurisht, nuk i thashë atyre se përse u gëzova, pasi kjo ishte një çështje që mendoja se vinte nga bota shqiptare. Por u thashë diçka tjetër të vërtetë dhe të besueshme për ata:
-Plot 50 vjet më parë, pa dhjetë ditë, unë kisha dhënë ndihmesën time në organizimin e një atentati kundër një kryeministri kuisling shqiptar, Mustafa Krujës.

Pra kishte një përputhje të çuditshme midis dy kryeministrave ballkanas. Ai u plagos dhe mbijetoi . Por, ndonëse ishte gjakatar, kishte shpëtuar qindra hebrenj nga thonjtë e fashistëve. Në Amerikë e vërtetova se shifra e hebrenjëve të shpëtuar nga ai arrinte në 300 vetë!

Ata u bindën në pafajësinë time dhe kuptuan se ishte fjala për një intrigë politike kriminale. Për më tepër, ata pranuan se një denoncim i tillë dëmtonte jo vetëm personin tim por edhe vetë shtetin zviceran duke e vënë atë në rrugë të gabuar në luftën ndaj terroristëve të vërtetë.

-Zoti Leka, konstatimet tona na nxisin të mësojmë diçka më shumë për jetën tuaj pavarësisht nga dokumentet zyrtare tona.

U tregova disa momente kryesore nga jeta ime, që nga fillimi i luftës së dytë botërore deri kur, pas denoncimeve të shumta të pabaza, u desh edhe ky i fundit si terrorist.
Ata arritën në përfundimin se çështja që po ndiqnin ishte shumë e rëndë dhe delikate. Më thanë shprehimisht se denoncuesit, kur të mësojnë se organet policore zvicerane zbuluan të vërtetën, do përpiqen të veprojnë kundër jush. Do vazhdojnë goditjet e tjera. Ne si polici zvicerane ju themi zyrtarisht se duhet t’ju marrim në mbrojtje juve dhe familjen tuaj nga këto forca të errëta.

Si masë e parë, duhet të mbyllni grilat se mos ju hedhin ndonjë granatë në shtëpi, se qenkeni shumë pranë rrugës, si masë e dytë më dhanë numrat e telefonave ku duhet të lajmëroja për çdo lëvizje të dyshimtë.

Ata u ndanë nga ne me përzemërsinë më të madhe, duke kërkuar ndjesë, ndërsa unë i falënderova për zbulimin e të vërtetës dhe kujdesin e premtuar ndaj nesh.
U bëra vetëm një vërejtje që mund të më kishin thirrur në zyrat e policisë për shpjegime duke mos shqetësuar familjen.

Ata u justifikuan se çështja ishte shumë urgjente, se pikërisht atë natë në Gjenevë do vinte Slobodan Millosheviçi dhe puna nuk priste.

Nga shtypi, një javë më vonë, ne mësuam se në Lugano serbët kishin hedhur një granatë në kampin boshnjak.

Pra parashikimi i inspektorëve kishte qenë i drejtë.
Për hir të së vërtetës historike, duhet kujtuar se pesë vjet më vonë, në vitin 1998, mediat botërore, përfshi ato të Gjenevës, shkruan se atë ditë në Gjenevë agjenti i Inteligjencës Servisit, Tom Lisen, ishte urdhëruar të bënte një atentat kundër Milosheviçit. Atentati nuk u realizua , por Tom Lisen rrinte i fshehur nga frika, sipas tij, prej urdhëruesve të atentatit…”(presheva jonë)