Mobi Casa

Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kërkesa e prokurores për dënim me 45 vjet burgim ndaj krerëve të UÇK-së përfaqëson një qasje të padrejtë dhe thellësisht problematike, në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë. Një kërkesë e tillë rrezikon seriozisht të cenojë perceptimin e paanshmërisë së procesit gjyqësor dhe të dëmtojë besimin publik në një vendimmarrje të drejtë dhe të balancuar ka shkruar Behgjet Pacolli.

Postimi i plotë:

ARKATANA

Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ishte një realitet historik dhe politik i pamohueshëm, i cili duhet të trajtohet gjithmonë brenda kontekstit të tij të plotë dhe të drejtë. Drejtësia, përfshirë edhe çdo kërkesë për dënim eventual, duhet të mbështetet në prova të qarta dhe të verifikueshme, në parimin e përgjegjësisë individuale, si dhe në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe të normave universale të drejtësisë. Çdo devijim nga këto parime e largon procesin nga thelbi i tij dhe e shndërron drejtësinë në mjet padrejtësie.

Për këtë arsye, një kërkesë për një dënim kaq të rëndë rrezikon që ky tribunal të perceptohet si i njëanshëm dhe i pabesueshëm, duke dështuar të shërbejë interesit të së vërtetës dhe të zbardhjes reale të tragjedisë që ka ndodhur në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.