ARKATANA

Bunjaku – Rexhepi: Raporti i KCIC është i mirë, por ka vend për pasqyrim pozitiv dhe përmirësim‏

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se ky raport është një pasqyrë që edhe kuvendi, trupat e saj profesioniste, por edhe ekzekutivi me dikasteret e veta, ka vend për angazhim edhe më të madh në punën e përditshme, që bëhet që nga kërkesa e thjeshtë e një qytetari, e deri tek planifikimet vjetore apo edhe raportimet dhe takimet publike që organizohen.

Në debatin e organizuar nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku në panel të ftuar ishin kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Riad Rashiti, nga opozita, të kryesuar nga Enver Kqiku, me një pjesëmarrje edhe të këshilltarëve komunalë që e përbëjnë komitetin për politikë dhe financa, drejtor të drejtorive komunale, shoqëria civile, mediat dhe studentë, është bërë prezantimi i raportit të monitorimit të Komunës së Gjilanit, respektivisht punës së Kuvendit të Komunës, KPF-së, por edhe ekzekutivit e me theks të veçantë përfshirja e publikut në vendimmarrje.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit, Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se ky raport është një pasqyrë që edhe kuvendi, trupat e saj profesioniste, por edhe ekzekutivi me dikasteret e veta, ka vend për angazhim edhe më të madh në punën e përditshme, që bëhet që nga kërkesa e thjeshtë e një qytetari, e deri tek planifikimet vjetore apo edhe raportimet dhe takimet publike që organizohen.

“Në Kuvendin e Komunës së Gjilanit ka standard të krijuar demokratik të organizimit të seancave, respektim të ligjit, duke u nisur nga ftesa për një seancë e deri tek aprovimi i akteve nënligjore nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Në seancat e Kuvendit hapësira për të dhënë kontributin profesional e politik i jepet çdo këshilltari komunal. Poashtu edhe informimi publik që do të mbahet një seancë e Kuvendit, bëhet në mediat lokale, ueb faqe dhe njoftime të tjera të ndryshme, sikur që jemi të angazhuar maksimalisht të jemi transparent karshi qytetarëve. Ajo që deri më tani është punuar në këtë drejtim ka qenë konform harmonizimit dhe bashkëpunimit në funksion të zgjidhjes së problemeve të shumta që kanë qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke potencuar se është kryesuese e të gjithë këshilltarëve.

Ajo ka thënë se ky raport dhe raporte të tjera nga organizata të tjera janë përherë kritika që pavarësisht pasqyrimit, pozitiv apo edhe rekomandimeve për përmirësim, janë shumë të vlefshme për institucionin në këtë rast, ngase ndikon në përqëndrim të vëmendjes, angazhim konkret në punë, planifikim më ndryshe gjatë të ardhmes dhe është në shërbim të përmirësimit të kushteve të qytetarëve të Gjilanit.

Fundamenti

“Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje dhe planifikim është shumë e rëndësishme në planifikimin e drejtë dhe konform prioriteteve për investime në infrastrukturën publike”, tha ajo ndër të tjerash.

Kurse nga ana e tij, Riad Rashiti, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, ka thënë se raporti si i tillë në vete përmban detaje konkrete për gjendjen ku janë institucionet komunale, trupat profesionale të Kuvendit, drejtoritë, zyrat e ndryshme, por edhe kabineti i kryetarit.

Ai gjithashtu ka bërë kritika kryesisht në fushën e Kuvendit të Komunës, organizimit, materialeve, por edhe në fushën ekzekutive e me theks të veçantë në menaxhimin e parasë publike, sikur që nuk ka lënë pa përmendur edhe pjesëmarrjen e vogël të publikut në takime publike.

Gjithashtu, kontributin e tyre e kanë dhënë edhe shefi i GK të LDK-së, Avdyl Aliu, i VV-së Nevzad Isufi, pastaj këshilltarët Nevzad Rushiti, Bujar Nevzati, Fehmi Sylejmani, përfaqësuesja nga OSBE, studentë dhe zyrtarë të tjerë që ishin pro dhe kontra këtij raporti, por me një mbështetje që të punohet edhe më shumë se sa këtë vit, në mënyrë që çdo vit që vjen, të jetë më i mirë në aspektin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.