UBT

Qytetarët gjilanas: Mirë që u shkatërrua koalicioni i krimit, veç të këqija i sollën Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qytetar të shumtë të anketuar kanë mendime të ndryshme rreth prishjes së koalicionit mes PDK e LVV, por shumica prej tyre thonë se ky ishte koalicion i krimit që asnjë të mirë nuk ia solli Gjilanit. Ky koalicion e degradoi jetën politike, institucionale e sociale në Gjilan, duke u marrë më shumë me punësime familjare e më pak me zhvillim e projekte kapitale. Tek ky koalicion dhe kjo qeverisje Prokuroria dhe hetuesit kanë shumë punë në të ardhmen.

Për qytetarët gjilanas aspak nuk është tragjike prishja e këtij koalicioni sepse që nga fillimi është parë se ky koalicion ka punuar veç për vetën e vet, për njerëzit e tyre duke shkelur e degraduar çdo të drejtë për qytetarët.

Madje qytetarët e quajnë edhe si koalicion i krimit sepse kjo qeverisje stopoi ose nuk diti të bëjë asnjë punë të hajrit për gjilanasit e Gjilanin.

PDK u bë pjesëmarrëse në disa procese kriminale siç ishte varreza e kafshëve në brezin kufitar një vendim skandaloz ky, e që PDK-së i ka mbetur njolla e krimit për gjithë jetën.

Uji Dea

Rrahmani një gjilanas thotë se PDK realisht ia zgjati jetën në pushtet LVV.”Këta të LVV ishin të rinj, axhami në qeverisje, të paditur totalisht dhe injorantë deri në fund. Gjilanin e shkatërruan me këtë mos dije sepse jemi në pikën zero të zhvillimit” mendon ai.

Jusufi një tjetër qytetar thotë se është përkrahës i LVV, por jo i koalicionit të krimit.”Kam qenë kundër që VV të hyjë në koalicion me PDK sepse ata e shfrytëzuan momentin që të marrin pozita për vete e për aktivistët e tyre. Edhe Alban Hyseni po bënë gabime trashanike sepse po shihet se ka mungesë të vizionit e dijes institucionale” thotë Jusufi.

Xhemajli një 61 vjeçar mendon se koalicioni ishte krijuar për ta ngulfatur jetën zhvillimore në Gjilan.”Kemi drejtor që as dy ditë përvojë nuk kanë, njerëz të dobët e pa njohuri. Mirë që u prish ky koalicion sepse e shkatërruan edhe ekonominë e pakët edhe degraduan vendimet institucionale. Gjilani është komuna më e pazhvilluar në rajon” tha ai./rajonipress/