ARKATANA

Bologna insiston për transferimin e Kristjan Asllanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vera e këtij viti do të jetë shumë e nxehtë për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllanin.

Mesfushori shqiptar qartësisht nuk shihet si titullar te Interi dhe tashmë hipoteza e largimit në fund të sezonit për të luajtur rregullisht, shihet si një opsion mëse i mundshëm për të.

Një nga klubet që po sheh më me interesim Asllanin është Bologna, e cila kërkon përforcime në mesfushë duke menduar Serinë A, por edhe praninë mëse të mundshme në garat evropiane.

Bologna aktualisht është ndër ekipet favoritë për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve për të dytin edicion radhazi.

Mobi Casa

Asllani vlerësohet si një lojtar që mund të bëjë të dy fazat e lojës në mesfushë dhe mediat italiane raportojnë se klubi është gati të hyjë në bisedime me Interin për të.

Ai mund të përfshihet si pjesë e paketës për të çuar Castro në radhët e zikaltërve gjatë verës.

Por nëse Interi do të dëshirojë të mbajnë kartonin e Asllanit, te Bologna mendojnë se mund të bindin palët e përfshira me një huazim të thjeshtë njëvjeçar të lojtarit, për ta bërë më pas përfundimtar në verën e vitit 2026. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.