Mobi Casa

“E dimë si luan Gjeorgjia, luajmë vetëm për tre pikë”- Ardian Ismajli i bindur në fitore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ardian Ismajli vlerësoi kundërshtarin e radhës, Gjeorgjinë dhe shtoi se nesër Kombëtarja e Shqipërisë synon të marrë tre pikët në “Mikheil Meskhi”, pasi vetëm fitorja i mban në garë për vendin e parë.

Pas ndeshjes me Çekinë, Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë të muajit tetor ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në prag të kësaj sfide, së bashku me Sylvinhon i pranishëm ishte edhe mbrojtësi Ardian Ismajli në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet ndeshja, “Mikheil Meskhi”.

Ndeshja me Gjeorgjinë? – Ne kemi ardhur këtu për tre pikët, rrugë tjetër nuk ka. Vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë. Me përkushtim, jemi të gjithë të bashkuar dhe besojmë që nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium.

Reagimi i skuadrës pas ndeshjes me Çekinë? – Po e vërtetë, kemi dy humbje në dy ndeshjet e fundit. Besoj që në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë nuk e kemi merituar humbje. Megjithatë, tashmë është e kaluar. Duhet të shikojmë përpara. Vetëm fitorja na bën punë. Kemi ardhur për tre pikët, shpresojmë që t’ia dalim. Vetëm tre pikëshi na mban në garë për vendin e parë.

ARKATANA

Si ndalohet Kvaratskhelia? – Të gjithë e njohim Kvaratskhelian për kualitetin dhe aftësitë që ka. Por ashtu si në ndeshjen e parë që ia kemi dalë ta ndalojmë, besoj që do e ndalim edhe nesër sepse grupi e bën rezultatin dhe ndeshjen. Dhe sidomos ne mbrojtja për ndalimin e aksioneve të kundërshtarëve.

Ekipi i Gjeorgjisë? – Saba ka një vit që ka ardhur te Empoli nga Gjeorgjia. Është shumë i talentuar, ka shumë aftësi fizike dhe teknike. Po luan si titullar dhe ka bërë shumë mirë, ashtu si i gjithë ekipi. Besoj dhe shpresoj që edhe ai do të vazhdojë me këtë ritëm dhe do të ketë një karrierë shumë të madhe. E dimë kualitetin e Gjeorgjisë, pikat e tyre të forta. Trajneri dhe stafi kanë analizuar çdo aspekt. Me punë, përkushtim dhe me një motiv shtesë nesër besojmë që do t’ja arrijmë qëllimit.

Si do ta ndaloni ekipin gjeorgjian nesër? – Ne do të futemi në ndeshje për të bërë më të mirën tonë, siç kemi bërë deri tani. Dy ndeshjet e fundit nuk kemi marrë rezultatet që kemi dashur, por shpresojmë që nesër do ia dalim. Sa i përket Gjeorgjisë, ekipi juaj më shumë luan me kundërsulme dhe me skemën 5-3-2. Ne shpresojmë se do t’ia dalim.

Mesazhi për tifozët? – Ashtu si Gjeorgjia erdhi në Tiranë për të luajtur, edhe ne kemi ardhur për të lozur futboll. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Air Albania dhe përsa i përkët tifozët gjeorgjanë, ne kemi ardhur për të lozur futboll, për të bërë më të mirën. Jemi profesionistë dhe këtë e kemi treguar gjithmonë.