Hidromorava

Tjetër arritje e madhe e Eliot Bujupit

/ 1 minutë lexim

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi ka debutuar me fanellën e Stuttgartit në ekipin e dytë që bën gara në 3. Liga në Gjermani.

Bujupi luajti pak minuta në fitoren e ekipit të tij, 2:0 ndaj Mannheim, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i Kosovës u fut në lojë në minutën e 78’të, duke zëvendësuar Kastanaras dhe pati një paraqitje pozitive.

ZN

Kjo ishte ndeshja e tij e parë me ekipin e dytë të Stuttgartit, kurse synon që sa më shpejt të ftohet edhe te ekipi i parë në Bundesliga.

Për Stuttgartin ll luan një tjetër lojtar kosovar. Bëhet fjalë për Luan Simnica./Indeksonline/