Eko Higjiena

Bletërritësit e Komunës së Dardanës, garantojnë prodhimtari të mirë të produkteve të bletës

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Dardanës ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e rritjen e bletëve, sepse ka klimë të mirë dhe numër të madh të bimëve mjaltëdhënëse, të cilat garantojnë një prodhimtari të mirë të produkteve të bletës. Sipas Halil Dërmakut, Kryetar i Shoqatës së Bletërritësve të Dardanës, bletaria dhe prodhimi i mjaltit janë burim i qëndrueshëm i të ardhurave të banorëve në zonat rurale. Por, mungesa e pajisjeve dhe infrastrukturës është dobësi e përgjithshme edhe në këtë sektor. “Subvencionimi i këtij sektori ndër vite, ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin dhe rritjen e bletëve në komunën tone dhe se, rritja e mbështetjes në këto vite do të sjellë rezultate pozitive dhe do të jetë një ndihmesë shumë më e madhe për zhvillimin e mëtejmë të bletarisë.

Aktualisht gjendja në këtë sektor, sipas Dërmakut, është shumë e mirë, pasi edhe kushtet atmosferike gjatë këtij viti kanë qenë të përshtatshme për prodhimtarinë në këtë sektor. “Bletarët, përmes granteve investive do të mbështeten në arka me dysheme antivarao, në rregullimin e vijave për vjeljen e mjaltit, në shkrirëset e dyllit për hoje, në rimorkio speciale për transportin e koshereve, në rrethojat e bletishtes, të thartirave dhe në ato paketuese”, thotë ai, duke theksuar se, për të përfituar subvencione në vlerë prej 10 euro për një shoqëri bletësh, aplikuesit duhet të kenë minimum 30 koshere bletësh. Ndërsa, për të përfituar grante invesitve, aplikuesit duhet të kenë së paku 50 koshere të bletëve dhe jo më shumë 500 sosh.

Ndryshe, sektori i prodhimit të mjaltit në Kosovë është shumë i rëndësishëm dhe aktualisht në të veprojnë rreth 6 mijë e 500 bletarë me rreth 70 mijë e 500 shoqëri bletësh. Bleta, mjalti dhe nënproduktet e mjaltit janë përditshmëria e bletarit Halil Dërmaku, njëherit Kryetar i Shoqatës se Bletërritësve “Luzma” nga Dardana, i cili me këtë veprimtari merret tash e tridhjetë vjetë. Bletarinë ai e sheh si një sektor që krijon vende të reja të punës. Dermaku thotë se bletaria është profesion i vështirë, delikat, i ndjeshëm por edhe fitimprurës. Mjaltin e prodhuar dhe nënproduktet e tij ai ka arritur që t`i plasojë edhe në tregun ndërkombëtar.

“Ne kemi traditë familjare dhe tashmë jemi gjenerata e tretë që merremi me veprimtarinë e bletarisë ku jemi të punësuar e gjithë familja. Mirëpo, ne punojmë me përkushtimin më të madh, sepse bletarinë e konsiderojmë punë parësore. Kualiteti duhet të vlerësohet dhe asgjë jashtë kualitetit. Kështu që ne nuk kemi problem për shitjen e produkteve tona sepse ne nuk iu mbesim borxh konsumatorëve, për shkak se i bëjmë të gjitha format e analizave, dhe çka do që rrjedh prej asaj, jemi përgjegjës moralisht dhe materialisht”, thotë Dermaku nën tingujt e gumëzhimit të bletëve.

Për sa i takon kushteve klimatike, që konsiderohen ndër faktorët kryesorë për mbajtjen por edhe zhvillimin e bletarisë, Dermaku thotë se Kosova në përgjithësi, e Anomoraves në veçanti, prijnë në rajon sa i përket këtyre kushteve. “Kushtet janë të mira, meqë kemi edhe burime të ujit i cili është edhe bazë për mjaltin. Uji dhe bimësia janë të kualitetit të lartë dhe fatbardhësisht te ne nuk kultivohen kulturat industriale që të kemi mjaltë jo kualitative”, thotë Dermaku.

Megjithëkëtë, si në çdo sektor tjetër të bujqësisë, fermerët shprehin nevojën për përkrahje, në mënyrë që të rrisin efiçiencën dhe aftësitë konkurruese, bashkë me të edhe kapacitetet. Fatmirësisht, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), për çdo vit përkrah bletarët me grante investive.

FIDANISHTJA

Kjo ministri ka identifikuar që mungesa e pajisjeve dhe e infrastrukturës është dobësi e përgjithshme edhe në këtë sektor. Sivjet janë rritur përkrahjet financiare për bletarët dhe përveç subvencioneve, do t’i përkrahin edhe me grante investive. Shtimi i numrit të koshereve të bletëve, modernizimi i pajisjeve për prodhimin e mjaltit dhe rritja e sasisë së mjaltit të certifikuar si mjaltë organike janë objektivat që synon t’i arrijë përmes kësaj përkrahje financiare.

Më konkretisht, përmes granteve investive të MBPZHR-së, bletarët do t’i mbështesim në shoqëri bletësh me dysheme antivarao, në rregullimin e vijave për vjeljen e mjaltit, në shkrirëset e dyllit për hoje, në rimorkio speciale për transportin e koshereve, në rrethojat e bletishtës, të thartirave dhe në ato paketuese, duke mbuluar 65 për qind të investimeve.

MBPZHR gjithashtu ka përcaktuar edhe kriteret që duhet plotësuar bletarët, për të përfituar nga grantet investive dhe subvencionet. Kufiri minimal i grantit investiv, që mund ta përfitojnë bletarët është 2 mijë euro dhe maksimal 15 mijë euro ndërsa kushti është që bletarët të kenë së paku 50 koshere të bletëve dhe maksimumi 500 sosh. Kurse subvencionimi do të bëhet njëjtë si në vitin e kaluar, ku për të përfituar subvencione në vlerë prej 10 euro për një shoqëri bletësh, bletarët duhet të kenë minimum 30 shoqëri bletësh.

Ndryshe, sipas të dhënave të MBPZHR-së, në sektorin e prodhimit të mjaltit në Kosovë, aktualisht veprojnë rreth 6 mijë e 500 bletarë me rreth 70 mijë e 500 shoqëri bletësh./rexhë hasani/rajonipress/