Fundamenti

Nga projektet që nderojnë emrin shqiptar te beteja për investimet në vendlindje – Pacolli: “Në botë vlerësohemi, këtu luftojmë për atë që kemi ndërtuar”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – “Paradoksale!” Me këtë fjalë nis reagimin e tij Emin Pacolli, i cili përmes një postimi publik ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen investimet e Mabetex Group dhe familjes Pacolli në vendlindje.

Një kontrast i fortë mes suksesit ndërkombëtar dhe përvojës së investimeve në vendlindje është ngritur në një reagim publik të Emin Pacollit, vëllait të biznesmenit Behgjet Pacolli. Ai e cilëson si “paradoks” situatën në të cilën, sipas tij, projektet e realizuara nga Mabetex Group dhe familja Pacolli vlerësohen në vende të ndryshme të botës, ndërsa në Kosovë investimet e tyre përballen me pengesa dhe kontestime.

Në reagimin e tij, Pacolli rikujton se Mabetex Group ka realizuar ndër vite projekte të mëdha në vende të ndryshme të botës, duke përmendur ndër të tjera Presidential Palace of Astana, Central Concert Hall, National Bank of Kazakhstan, Olympic Ski Centre, Ayan Zalaat Complex në Ulaanbaatar dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Pacolli thekson se Mabetex Group dhe familja Pacolli, përmes përvojës, kapaciteteve dhe profesionalizmit, kanë realizuar ndër vite projekte madhore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Sipas tij, një pjesë e këtyre projekteve janë vlerësuar nga komisione prestigjioze botërore dhe janë renditur ndër objektet më të çmuara arkitekturore në botë.

Ai veçon faktin se në disa prej këtyre projekteve valëviten edhe flamujt kombëtarë shqiptarë, duke i paraqitur ato si dëshmi të punës, përkushtimit dhe suksesit të shqiptarëve përtej kufijve.

Por, sipas Pacollit, kontrasti me realitetin në vendlindje është i theksuar.

Ai shprehet se, në vend që investimi, puna dhe kontributi i tyre të mbështeten e të mbrohen, po përballen me përpjekje që, sipas tij, synojnë pengimin dhe cenimin e investimeve të realizuara.

Në postimin e tij, Pacolli rendit disa prej projekteve madhore të realizuara nga Mabetex Group:

Presidential Palace of Astana

Central Concert Hall

National Classical Theatre of Opera and Ballet

National Bank of Kazakhstan

UBT

Olympic Ski Centre

New National Classical Drama Theatre

Ayan Zalaat Complex, Ulaanbaatar

Swiss Diamond Boutique Hotel Romantica

Vlora International Airport

si dhe projekte të tjera në vende të ndryshme të botës.

Sipas tij, paradoksi qëndron pikërisht në kontrastin ndërmjet mënyrës se si këto projekte janë vlerësuar jashtë vendit dhe sfidave me të cilat, sipas tij, përballen investimet e familjes në vendlindje.

“Në botë vlerësohemi për atë që ndërtojmë; në vendlindje detyrohemi të luftojmë për ta mbrojtur atë që kemi ndërtuar me mund, sakrificë dhe financuar vetë”, shkruan Pacolli.

Ai e konsideron këtë situatë jo vetëm si një paradoks, por si një çështje që, sipas tij, lidhet me trajtimin e investimeve dhe kontributit të biznesit në vend.

“Ky nuk është vetëm një paradoks, është një padrejtësi që duhet të marrë fund!”, përfundon Emin Pacolli në reagimin e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.