FIDANISHTJA

“Më falni”, Vedat Muriqi i dëshpëruar pas humbjes: E marrë përgjegjësinë, fokusi tani te Izraeli

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi Vedat Muriqi ka kërkuar falje drejt tifozëve pas humbjes nga Austria. Ylli prizrenas kishte dy mundësi të mirë shënimi por që nuk ia doli t’i konkretizojë.

Muriqi për “Klan Kosova” kërkoi falje nga tifozët për rastin e humbur, mirëpo shtoi se duhet fokusuar te Izraeli.

“Para se me ardh e kemi ditë që do të kemi një kundërshtar të fortë. Erdhën këtu mbi 15 mijë shqiptarë, pata rastin në fillimin e lojës, po të kisha shënuar ndoshta do të shkonte ndryshe. E marrë përgjegjësinë e rastit, më vjen keq. Pas tre ditëve ndeshja tjetër mund të na tregojë se ku do të përfundojmë”.
“Kemi pak kohë për t’u rigjeneruar. Kjo u krye, tashmë fokusi te Izraeli, që luajnë futboll të bukur”.

Uji Dea

Muriqi e pranoi se Austria i befasoi me strategjinë e përdorur mirëpo nënvizoi se tani fokusi është të ndeshja e radhës.

“Na erdhi si befasi, sepse pritëm që të bënin shumë presion, por na e lejuan ta mbanim topin. Nuk arritëm të bëjmë pasin final. Gli i dytë erdhi në një moment jo të mirë, por të ishte kryer 1-0 ndoshta mund të ishte më ndryshe. Siç e thashë ju kërkoj falje si kapiten dhe për tërë lojën. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për Kosovën dhe po shpresojmë në kualifikim”.

“Është ndeshje që mundet me na përcaktu rrugëtimin. Fatkeqësisht kemi pak kohë, është çka është. Do të japim maksimumin dhe shpresoj në fitore”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.