Bleranda Mustafa e “Thimi Mitkos” e para në kuizin e historisë

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Pas përfundimit të fazës së pyetjeve shtesë, juria shpalli rezultatin final ku vendi i parë i takoj , Bleranda Mustafës nga sShkolla e mesme e ulët “Thimi Mitko” në Gjilan, vendi i dytë – Melita Halimi – Shkolla e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër, vendi i tretë – Ibadete Arifi – Shkolla e mesme e ulët “Musa Zajmi” në Gjilan, vendi i katër – Enis Buca – Shkolla e mesme e ulët “Selami Hallaçi” në Gjilan dhe, vendi i pestë – Endrit Shabani – Shkolla e mesme e ulët “Abdullah Tahiri” në Malishevë.

Më 14 shkurt 2013, në prani të zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Gjilanit, Drejtorëve të Shkollave, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve të tjerë, u realizua cikli i tretë dhe i fundit në garat e Kuizit të Diturisë në lëndën e historisë me titull: “Ta njohim historinë kombëtare nga lashtësia deri më sot”, që u organizua për nderë të 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Naim Musliu nga Këshilli Organizues tha se ideja e këtij projekti ka lindur si detyrë që kemi ndaj nxënësve tanë, ndaj shoqërisë dhe ndaj shtetit që kemi krijuar, por edhe nga detyra e zhvillimit të ndjenjës dhe edukatës kombëtare, që ne si mësimdhënës të historisë e kemi mision të vazhdueshëm.

“Përmes këtij kuizi festojmë simbolikisht gjysmë-dekadën e ekzistencës së shtetit tonë, Republikën e Kosovës, dhe nxisim nxënësit që të mësojnë dhe ta njohin gjithnjë e më shumë historinë kombëtare” ka thënë Musliu.

Sipas tij ky kuiz është zhvilluar në tre cikle. Cikli i parë është zhvilluar nëpër shkollat e Komunës së Gjilanit dhe mësimdhënësit së bashku me drejtorët e shkollave kanë zgjedhur nxënësit më të mirë që t’i përfaqësojnë në ciklin e dytë të kuizit.

Më 1 shkurt 2013, testimit iu nënshtruan të gjithë nxënësit e shkollave të komunës sonë dhe Juria Profesionale e përbërë nga Mr. Fitim Rifati – kryetar i Jurisë, Arbenita Vokshi dhe Rexhep Arifi anëtarë, pasi bëri kontrollimin dhe vlerësimin e testeve, nxori 5 nxënësit fitues, të cilët më 14 shkurt 2013 ishin në rrethin e tretë të garave apo në finale:

Enis Buca – Shkolla e mesme e ulët “Selami Hallaçi” në Gjilan

Bleranda Mustafa – Shkolla e mesme e ulët “Thimi Mitko” në Gjilan

Melita Halimi – Shkolla e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër

Ibadete Arifi – Shkolla e mesme e ulët “Musa Zajmi” në Gjilan dhe

Endrit Shabani – Shkolla e mesme e ulët “Abdullah Tahiri” në Malishevë.

Nxënësit finalistë duhej t`i përgjigjeshin 25 pyetjeve, të cilat, sikurse edhe në ciklin e dytë, ishin përgatitur nga Prof. dr. Fehmi Rexhepi dhe Prof. dr. Frashër Demaj. Këto pyetje ishin të ndara në pesë etapa, ku për secilën etapë kishte nga 5 pyetje.

Në garën e rregullt nxënësit arritën këto pikë: Enis Buca – Shkolla e mesme e ulët “Selami Hallaçi” në Gjilan kishte 7 pikë

Bleranda Mustafa – Shkolla e mesme e ulët “Thimi Mitko” në Gjilan 12 pikë

Mobi Casa

Melita Halimi – Shkolla e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër 7 pikë

Ibadete Arifi – Shkolla e mesme e ulët “Musa Zajmi” në Gjilan 7 pikë dhe

Endrit Shabani – Shkolla e mesme e ulët “Abdullah Tahiri” në Malishevë 4 pikë

Meqenëse kishte finalistë me pikë të barabarta, atëherë gara vazhdoi me pyetje shtesë. Në këtë fazë ishin: Enis Buca, Melita Halimi dhe Ibadete Arifi.

Pas disa pyetjeve të shtruara drejtpërdrejt nga Juria, garuesit arritën këto pikë:

Enis Buca – Shkolla e mesme e ulët “Selami Hallaçi” në Gjilan kishte 4 pikë

Melita Halimi – Shkolla e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër 6 pikë dhe

Ibadete Arifi – Shkolla e mesme e ulët “Musa Zajmi” në Gjilan 5 pikë.

Pas përfundimit të fazës së pyetjeve shtesë, Juria shpalli rezultatin final:

Vendi i parë – Bleranda Mustafa – Shkolla e mesme e ulët “Thimi Mitko” në Gjilan
Vendi i dytë – Melita Halimi – Shkolla e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër
Vendi i tretë – Ibadete Arifi – Shkolla e mesme e ulët “Musa Zajmi” në Gjilan
Vendi i katër – Enis Buca – Shkolla e mesme e ulët “Selami Hallaçi” në Gjilan dhe
Vendi i pestë – Endrit Shabani – Shkolla e mesme e ulët “Abdullah Tahiri” në Malishevë

Për t’i falënderuar për angazhimin e nxënësve në pjesëmarrje në këtë garë, Këshilli Organizues ndau Falënderime për 17 nxënësit pjesëmarrës.

Ndërkaq për finalistët u ndanë shpërblime në vlerë prej:

Vendi i parë: 70 €, vendi i dytë 50 €, vendi i tretë 30 €, vendi i katër 20 €, vendi i pestë 20 €./rajonipress/