Fundamenti

Bëhen homazhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me rastin e Epopesë së UÇK-së, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan të enjten, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, pjesëtarë të FSK-së e Policisë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh.

Këto aktivitete po bëhen për të nderuar dhe për të përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Alban Hyseni, tha se janë në vendin më të shenjtë të Komunës së Gjilanit, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, për homazhe në këtë ditë dhe datë të rëndësishme për vendin.

ARKATANA

Sipas tij Epopeja e lavdishme e UÇK-së, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare si përkujtim i sakrificës sublime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së të të gjitha luftërave çlirimtare anembanë trojeve tona.

Ai tha se ishte një ngjarje e pashembullt në gjithë botën dhe luftërat çlirimtare.
“Puna dhe angazhimi jonë i përditshëm të jetë konform misionit të angazhimit të dëshmorëve, në mënyrë që të nderojmë vetveten, duke respektuar vullnetin e dëshmorëve”, tha Hyseni. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.