UBT

Në Shëngjin mungon uji i pijshëm, por jo edhe mushkonjat

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në Shëngjin këtë vit ka pasur pushues të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, por kuptohet që kanë dominuar kosovarët. Përkundër këtij fluksi bashkia e Lezhës e as Qeveria nuk janë kujdesur që pushuesve tu ofrohen kushte dhe infrastrukturë deri diku e pranueshme për kostot e turizmit detar. Pronar të hoteleve thonë se përballen me mungesën e ujit të pijshëm kurse pushuesit thonë se ishin në hall nga mushkonjat e shumta, derisa shteti ka gjashtë vite që nuk ka dezinsektuar zonën.

Fluksi i madh i kosovarëve dhe i rajoneve të tjera për të pushuar në Shëngjin këtë vit ishte i madh. Çdo shqiptar do t`i gëzohej këtij fenomeni sepse zhvillohet Shqipëria e fitojnë edhe të tjerët në krah të saj.

Por ajoq ë bije në sy në Shëngjin është mungesa e investimeve dhe mungesa e dorës së shtetit shqiptarë.

Ka shumë defekte që duhet evituar në Shëngjin, por sipas pronarëve të Hoteleve ata përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe shpesh edhe të energjisë elektrike.

Njëri nga pronarët e hotelit të frekuentuar nga kosovarët tha se shteti po fle dhe nuk po merret me kërkesat reale tonat në mënyrë që pushuesit mos të ballafaqohen me probleme banale.

“Unë gjendem disi sepse i njoh të gjithë, por ndërtesat e banimit dhe ata që lëshojnë apartamentet me qera, ujin e blejnë me bidon dhe kjo nuk është në rregull” tha një pronar.

Mobi Casa

Kurse pushuesit ballafaqohen dhe përballen me shumë sfida të ndryshme, por më banalja është përhapja e insekteve në çdo kohë.

Selmani një pushues tha se nuk e ka të qartë pse këto mushkonja në numër kaq të madh e të pranishme kudo.

“Në vend se të pushojë rehat unë tërë natën më duhet të luftojë me insekte ndërsa kur dal në mbrëmje në ndonjë kafeteri krejt gjak po bëhem prej tyre” tha ai.

Vendësit thonë se ka gjashtë vite që qeveria e as bashkia nuk kanë bërë desinsektimin e zonës.

“Kjo vërtet është e turpshme sepse pushuesit kur po dalin në plazh po i zë gjumi, meqë tërë natën janë ballafaquar me mushkonjat që t`i nxjerrin sytë” tha një pronar i një Hoteli, bukur të frekuentuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.