ARKATANA

Pse Rajonipress nuk e nënshkroi “Marrëveshjen obligative” me Alban Hysenin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rajonipress është i vetmi medium në Gjilan që nuk e ka nënshkruar “Marrëveshjen obligative” me Alban Hysenin. Kjo marrëveshje “bashkëpunimi” cenonte direkt pavarësinë e mediumit dhe kjo ishte arsyeja që ne refuzuam të bëhemi pjesë e vargonit servil dhe hyzmeqar ndaj Alban Hysenit, i cili të vetmin shpëtim po e sheh tek dronët nga ajri dhe mediet e “kontrolluara” nga vet ai. Rajonipress si medium profesional dhe me etikë kredibile, do të jetojë e funksionojë gjatë edhe pse po jetojmë nën kthetrat e diktatorëve të fundit, që mundet të përjetoj një qytet i zhvilluar siç është Gjilani.

Rajonipress që nga fillimi nuk ka dashur të merret me “ofertën” e Alban Hysenit, e cila hapur ishte ndërhyrje në punën e medieve lokale. Ne e injoruam dhe po ecim vetëm, kuptohet jemi fokusuar vetëm në vlerat etike dhe profesionale, që vazhdimisht i kultivojmë dhe avancojmë.

Veprimi që bëri Alban Hyseni zor se mund të ndodhte as në koren e Kim Youngut ,i cili ka tipare të tmerrshme prej diktatori, por kjo ndodhi në mes të një qyteti, që ka demokraci të zhvilluar dhe vlera evropiane.

Ndodhi ajo që as në ëndërr se kishim mendue. Alban Hyseni bëri “Marrëveshje obligative” me disa medie lokale, duke shkelur kështu mbi dinjitetin dhe profesionalizmin e tyre. Unë ende nuk dua të besoj se këto media do të shkojnë aq larg, saqë do të bëhen servis i një kryetari, që i kanë mbetur edhe pak kohë, për tu përshëndetur nga ky post që e fitoi aksidentalisht.

Megjithatë u mbetet në ndërgjegjen e tyre sjellja e këtyre medieve në të ardhmen, por dihet botërisht se kjo Marrëveshje ka konflikt të hapur të interesit sepse në tri pika flitet për “Marrëveshje Obligative”.

Hidromorava

Mediet lokale janë biznese individuale dhe nuk janë medie publike të themeluara nga komuna, dhe këtu përfundon gjithçka.

Rajonipress nuk e ka ndërmend të dorëzohet as para këtij skenari ogurzi të Alban Hysenit, por do të vazhdojë të ndjek koncept të vlerave dhe gazetari objektive, duke ndihmuar e përkrahur të gjithë ata që duan një Gjilan evropian, ku sundon rendi e ligji dhe ku investimet do të duhej të ishin prioritet për të gjithë.

Një gabim pak më të vogël e kishte bërë edhe Lutfi Haziri i cili e dinte fare mirë se ishte gabim, por i lejonte një mediumi që kontrollohej nga vartësit e tij, të sillej si “mbret” brenda komunës duke dhënë çdo informacion para medieve të tjera. Agjencioni Antikorrupsion kishte ndërhyrë dhe Luta ishte zbrapsur.

Mendoj se edhe në këtë rast Agjencioni Antikorrupsion duhet të hetoj Alban Hysenin për këtë marrëveshje shumë të dëmshme, e cila fatkeqësisht ka vendos një standard të dëmshëm për lirinë dhe pavarësinë e medias.

Rajonipress