UBT

Bankat e pazhvilluara

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sektori Bankar i Kosovës konsiderohet si më i pazhvilluari në Ballkanin Perëndimor, sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, i cili është publikuar të premten.

“Sektori bankar i Kosovës është rritur me shpejtësi, por edhe është më i pazhvilluari në Ballkanin Perëndimor, gjë që pasqyron në pjesën më të madhe nivelin relativisht të ulët të zhvillimit ekonomik. Ritmi i shpejtë i rritjes i krediti dhe depozitave private në Kosovë në dekadën e fundit duket se është në linjë me nivelin fillestar të ulët të thellësisë. Me gjithë rritjen e shpejtë, thellësia e sektorit bankar të Kosovës, në veçanti kredia e sektorit privat, është ende më i ulët se ai i fqinjëve”, thuhet në raport.

Më tej, thuhet se ky pozicionim është mjaft i pritshëm, dhe pasqyron nivelin e saj më të ulët të zhvillimit ekonomik. Në raport më tej thuhet se deri në krizën financiare të 2008-2009, vendet e Ballkanit Perëndimor patën një bum krediti, në disa raste të financuar nga financimi i huaj, por në të kundërt, sektori bankar i Kosovës, megjithëse i dominuar nga bankat e huaja, në pjesën më të madhe financohet nga depozitat e vendit.

Uji Dea

“Kosova ka bërë progres në informacionin e kreditit, por mjedisi favorizues për zbatimin e kreditit mbetet mjaft i dobët. Të dhënat për Kosovën janë shumë të kufizuara, në veçanti treguesit e Bërjes së Biznesit (DB) mbi lehtësinë e të marrit të kredisë, zbatimit të kontratave dhe zgjidhjes së paaftësisë pagues për Kosovën janë vënë në dispozicion vetëm duke filluar nga 2009”, thuhet në raport.

Më tej, thuhet se megjithatë Kosova ka bërë disa përmirësime në mundësimin e mjedisit për bankat. Në veçanti, mbulimi i regjistrit të kreditit të BQK është përmirësuar dhe Kosova ka një klasifikim të ngjashëm me atë të mesatares së SEE dhe një klasifikim më të lartë se sa mesatarja ECA.

“Megjithatë, Kosova ende mbetet prapa shumicës së vendeve SEE5 dhe ECA për sa i përket zbatimit të kontratave dhe zgjidhjes së paaftësisë paguese, të cilat të dyja do të prireshin ndaj uljes së ekspansionit të kreditit. Kjo do të prirej të ishte në përputhje me pamundësinë e Kosovës për të zgjeruar kredinë po aq sa edhe SEE5”, thuhet në raport./zeri.