Eko Higjiena

Bajrush Mjaku – aktor dhe autor

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Bajrush Mjaku vetveten në teatër e solli si aktor, kurse teatrin te ne e solli si autor përmes librit që sot po e prezantojmë “Urtësi e marrëzi”. Njihen pak raste që aktorët të jenë njëkohësisht edhe autor, por në rastin e Bjarush Mjakut ky përjashtim përpolotëson pikërisht një natyrë të tij që ai me xhelozi e kishte kultivuar gjatë gjithë karrierës 45 vjeçare – që të mbledhë dhe ruaj të gjitha kritikat, intervistat, kronikat mbi shfaqjet ku ai kishte luajtur, por edhe të kolegëve të tjerë.

Fryt i këtij arkivimi është edhe libri për të cilin po flasim sot, në të cilin autori Bajrush Mjaku ka përmbledhur tri faza, apo tre momente, të opusit të tij artistik dhe veprimtarisë menaxhuese në drejtimin e teatrit dhe produksionit që ai themeloi më pas.

Kujtesa luan një rol të rëndësishëm në jetën e çdo njeriu. Kurse kur bëhet fjalë për artistët kujtesa merr një dimension tjetër. Bajrush Mjaku kujtesën e tij e mbindërton përmes një kronologjie të gjatë mbresash e regjistrimesh që i kishte sistemuar në formë libri, duke nxjerr në pah vlerat skenike të një protagonisti të rrallë të skenës, me një karrierë prej 45 vitesh, me mbi 100 role të luajtura. Një pjesë e madhe e këtyre roleve, 35 prej tyre, ishin realizuar në dërrasat e Teatritt Shqiptar të Shkupit, ku edhe u pensionua Bajrush Mjakut, e që përbën fazën, apo momentin e parë, të karrierës së tij.

Ishin këto shfaqjet me të cilat Teatri Shqiptar po prezantonte një shkollë të re teatrore, kurse Bajrush Mjaku nga shfaqja në shfaqje, nga roli në rol po e profilonte figurën e një aktori që denjësisht identifikonte punën dhe kreativitetine tij individual dhe kolektiv brenda Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Momenti i dytë i librit, por edhe faza e dytë e karrierës së Bajrushit, në këtë libër lidhet me punën e Produksionit për teatër dhe filëm “B.M” , që më vonë ky produksion shndërrohet në ndërrmarrje për kulturë “Teatri i një aktori”. Funksioni i këtij produksioni ishte dy planësh: në njërin plan Bajrush Mjaku po sprovohej si menaxher teatri, dhe në planin artistik- atij i kishin ngelë peng disa role të parealizuara e që i kishte si synim t’i vëjë në skenë, siç ishin: Poprishkini në “Ditarin e një të Çmenduri”- Gogol, Kapiteni Adolf në “Babai”- Stryndberg , Vojnicki në “Daja Vanja” – Çehov, Sokrati në “Mbrojtjen e Sokratit” – Platon, Dr. Stockman në “Armikun e popullit” dhe Peer Gynti në “Peer Gynt” – Henrik Ibsen.

Hidromorava

Bajrush Mjaku nuk e ka fshehur dhe e ka thënë edhe publikisht se falë këtij produksioni të pavarur ai i është kthyer vetvetës dhe pikërisht me këto personazhe kishte arritur të realizoi ëndrrën e tij për tu formuar në një aktor të përmasave edhe ndërkombëtare.
Në këtë produksionin të pavarur Bajrushi gjithashtu realizoi edhe shfaqjen “Kërkohet një klloun plak” – Matei Visnek në regji të Besfort Idrizit dhe një film televiziv “Librat e Babait” – Luan Starova si dhe iu dha rasti të provoi veten edhe në planin e regjizurës ku me shumë sukses realizoi shfaqjen “ZOO STORY” – Eduard Olbi.

Pikërisht ishin këto shfaqje që atë e nderuan me shumë çmime dhe vlerësime nga juri profesionale, por ishte edhe një afirmim i drejtpërdrejt i kulturës teatrore gjithëshqiptare në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë, në botën ruse, në botën arabe etj.

Vlera e këtij libri qëndron edhe në pasurinë e të dhënave e detajeve të shumta që lidhen me jetëshkrimin dhe karrierën e bujshme të Bajrush Mjakut, dhe për rredhojë do të kuptojmë se nga 100 role që i kishte realizuar si aktor profesionist , 43 prej tyre i kishte realizuar jashtë repertoarit të Teatrit Shqiptar, punë kjo që lidhet kryesisht me fazën e tretë të karrierës së tij.

Nëse historisë së Teatrit Shqiptar në Shkup do t’i mungonin eventualisht disa hallka për ta lidhur gjithë vazhdimësinë e zhvillimit skenik, do të jetë pikrisht Bajrush Mjaku ai i cili me madhështinë prej aktori dhe pedantërinë prej kronisti do ta bëjë të padukshme atë zbrazëtirë dhe e ndodhur brenda kopertinave të këtij libri, veprimtaria 45 vjeçare e Bajrush Mjakut nuk është thjeshtë një vitrinë për të sistemuar kujtimet e largëta dhe të afërta, por më shumë se kaq. Kjo veprimtari sa është individuale, po aq më tepër është simbiozë e një diksursi emancipues që doli në sipërfaqe në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar për të vazhduar në vitet 80 dhe 90, kur Bajrush Mjaku po i dhuronte skenës shqipe disa nga rolet më të spikatura të teatrit dhe dramaturgjisë në shfaqjet emblematike ‘Shi në Uertemonto’, ‘Bohçja’, ‘Dielli po perendon’, ‘Baal’, ‘Furka e mistershme’, ‘Eshtrat që vijnë vonë’, ‘Mbreti Lir’, ‘Nesër nisemi për në parajsë’ etj.

Libri ’Urtësi e marrëzi’’ vjen si kurorë e freskët mbi një karrierë të gjatë artistike, kurse aktori dhe autori Bajrush Mjaku imponohet si një shenjë identifikuese estetike në artin skenik, me vlerat që mbarti gjatë gjithë karrierës së tij, por edh me porositë për brezat që pasojnë se i madh nuk lind, por mund të bëhesh i veçantë me punë e përkushtim sizifi. Ashtu siç ishte edhe vet Bajrush Mjaku, nga i cili mund të presim edhe shumë perla të tjera në fushën e interpretimit skenik./emin azemi/rajonipress/