Fundamenti

Elexhi malësisë arbërore ( Gollakut )

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Heu malësi
ku të mbeti nami
që dikur ishe
zonjë me hukamë

Ku i ke djemtë
e ku i ke çikat
si të shkret që të
paskan lanë

Ku janë pleqt
ku është rinija
ku i ke burrat
e ku i ke gratë

Ku janë djepat
e ku janë fëmija
që s’po ndihet as një za
paske mbetë moj si ngratë

S’duket flakë
as s’shihet tym
s’jehon këngë
as s’ndihet vajë

Paske mbetë
moj si jetime
ç’të paska gjetë
haj medet haj

Nëpër shtëpitë
e t’parve tanë
tani ulkonjat
në to mrizojnë

Se andej i kanë
ba çedhet
herë rrinë fjetë
herë ulurojnë

S’ndihen zile
as këmbona
si dikur nëpër
shpatije

Atëherë barinj
dhe baresha
pushonin e luanin
n’rreze e n’hije

Dikur në këto male
me plot gjelbërim
thekshëm jehonin
këngë baritore

Dhe zëra bilbilash
e blegërima
se atëherë gjallëronin
k’to vise arbërore

E tash veç heshtje
që të rrënqethë
në çdo piesë
mbëretëron qetësi

Mobi Casa

Edhe lisat i kanë
ulë deget
sikur duket se
se po mbajnë zi

S’ndihet kavalli
s’jehojnë as fyet
gjer në palcë
të përshkon trishtim

S’këndojnë bilbilat
as kanarinat
Se të gjithë kanë
ra në pikllim

S’shihen bujq
më nëpër ara
se andej
s’jeton njeri

Krojet as gurrat
s’gurgullojnë
se s’ka kush
ujin më ua pij

Dikur moti
burrat e dheut
e ruani malësinë
me gjelozi

Që i huaji
të mos e shkilte
për të jetuan
për të u bënë flij

Në këto vise
të lashta arbërore
krenar jetonte
Ali Lekë Vata

Si drangoj
e sikur shqipe
këtu u ritën
djemë e vasha

E tani n’vetmi
dergjet malësia
se askush më
s’po i vjen

Se të gjithë
ia këthyen shpinën
e kanë lanë si
si nanë pa djemë

Heu malësi ndoshta t’pikllova
çaste dhimbjesh t’i përkujtova
e s’po mundem gjë më t’ndihëmu
se fuqi më s’më ka mbetë

Veç më t’kja
e më të vajtu
gjer sa të jam
I gjallë n’këtë jetë.