UBT

Xhemaili shkëlqen në Evropë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Fundjavë e suksesshme për futbollisten shqiptare, që vendosi ndeshjen e Comos ndaj Napolit.
Futbollistja shqiptare e Përfaqësueses së Zvicrës, Riola Xhemaili, ka qenë protagoniste për Como 1907, duke shënuar golin vendimtar në fitoren 2:1 ndaj Napolit në Serie A Women.

Xhemaili realizoi në minutën e 95-të, kur ndeshja po shkonte drejt barazimit. Pas një aksioni të Comos dhe topit të kthyer nga mbrojtja vendase, 23-vjeçarja reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2:1, transmeton albinfo.ch.

Goli ishte edhe më i veçantë për Xhemailin, pasi ishte goli i saj i parë në Serie A Women, pas transferimit te Como. Me realizimin në sekondat e fundit, reprezentuesja zvicerane i siguroi skuadrës së saj tri pikë të rëndësishme.

FIDANISHTJA

Fitorja bëri që Como të vazhdojë me bilanc të përsosur në kampionat, me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Xhemaili shkon në pauzën ndërkombëtare me një gol shumë të rëndësishëm për skuadrën e saj.

Xhemaili, e lindur më 5 mars 2003, është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës dhe këtë edicion po zhvillon sezonin e saj të parë me Como në elitën e futbollit italian.

https://www.albinfo.at/xhemaili-shkelqen-ne-evrope/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.