ARKATANA

Enea Ismaili diplomon në Universitetin e Gjenevës, profesori Hajrush Fazliu e quan krenari të Gjilanit dhe Kosovës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Studentja gjilanase Enea N. Ismaili ka diplomuar me sukses në Universitetin e Gjenevës në Zvicër, duke shënuar një arritje të rëndësishme akademike dhe duke u vlerësuar si një nga shembujt më të mirë të rinisë shqiptare që po afirmohet në arenën ndërkombëtare.

Në një kohë kur suksesi i të rinjve kosovarë në arenën ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, studentja gjilanase Enea N. Ismaili po dëshmon se talenti, përkushtimi dhe dija nuk njohin kufij.

Me rezultate të larta akademike dhe angazhim të vazhdueshëm në studime, ajo arriti të diplomojë me sukses në Universitetin e Gjenevës në Zvicër, duke përfaqësuar denjësisht vlerat e rinisë shqiptare jashtë Kosovës. Enea po vlerësohet si një prej emrave premtues të gjeneratës së re, e cila me kulturë, vizion dhe ambicie akademike po ndërton ura suksesi në universitetet prestigjioze evropiane.

Me rastin e diplomimit të saj, profesori Hajrush Fazliu ka publikuar një mesazh urimi dhe vlerësimi për Enean, duke theksuar suksesin dhe përkushtimin e saj akademik.

“Urime të përzemërta për studenten e shkëlqyeshme gjilanase, Enea N. Ismaili, e cila me sukseset dhe përkushtimin e saj ka nderuar familjen, qytetin dhe kombin tonë në Universitetin e Gjenevës në Zvicër. Enea, ti je shembull i një vajze të re shqiptare me vizion, kulturë dhe ambicie të larta akademike, duke dëshmuar se puna, dija dhe përkushtimi hapin rrugë drejt sukseseve ndërkombëtare”, ka shkruar Fazliu.

ARKATANA

Ai ka theksuar se krenaria e prindërve të saj, Vlora dhe Naser Ismaili, është sot krenari edhe për gjithë ata që besojnë në potencialin e rinisë kosovare.

“Vizioni dhe rrugëtimi yt drejt studimeve Master në Spanjë është një inspirim dhe dëshmi se Kosova ka të rinj të talentuar, të cilët do ta ndërtojnë të ardhmen e saj me dije, profesionalizëm dhe vizion evropian. Pikërisht këto kuadro i duhen Kosovës dhe perspektivës së saj të ndritur”, ka shtuar ai.

Në fund të mesazhit të tij, profesori Fazliu i ka uruar Eneas suksese të pafundme në jetën dhe karrierën akademike, duke theksuar se ajo mbetet krenari për Gjilanin dhe Kosovën.

Krenari të veçantë për këtë sukses ka shprehur edhe prindi i saj, Naser Ismaili, i cili është ndier thellësisht i lumtur dhe i emocionuar për arritjen akademike të vajzës së tij.

Ai e ka vlerësuar diplomimin e Eneas si rezultat të punës, sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar, duke theksuar se sukseset e saj janë shpërblimi më i madh për familjen. Për familjen Ismaili, kjo arritje përfaqëson jo vetëm një moment krenarie personale, por edhe një dëshmi se rinia kosovare mund të arrijë suksese të mëdha në universitetet më prestigjioze ndërkombëtare./rajonipress/