Eko Higjiena

Bajra: Kosova kampion me remitenca, megjithatë rreth 5% e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në emisionin EURO n7 me Menduh Abazin është analizuar hulumtimi për rrjedhjen 15 vjeçare të ekonomisë së vendit. Profesori universitar, Ujkan Bajra, duke analizuar lëvizjet ekonomike të vendit ka konkluduar se në të vetëm pikë ku Kosova është më mirë se rajoni janë remitencat.

Sipas profesorit Ujkan Bajra remitencatat janë ndër faktorët kryesor të rritjes ekonomike dhe vendi ynë është kampion në rajon në këtë pikë apo thënë në shifra pjesëmarrja e remitencave në bruto produketin vendor merr pjesë me 18%.

Ai tutje duke analizuar të dhënat e hulumtimit ka treguar se pas investimeve kapitale, ndikimin më të madh në rritjen ekonomike e kanë paratë që bashkëatdhetarët i dërgojnë në Kosovë.

Në anën tjetër shifrat e nxjerra nga hulutimit për tregun e punës e dematojn në tërësi qeverinë Kurti se në vend janë krijuar vende të reja të punës, ngase rritje vogël kryesisht për shkak të konsumit nuk ka dhënë asnjë efekt të krijimin e vendeve të reja të punës.

Uji Dea

“Derisa nuk kemi rritje ekonomike të lartë dhe kemi deklarim të qeverisë për ulje të papunësisë, kjo nuk shkon sepse rritja ekonomike prodhon vende të reja të punës, ndërsa në bazë të hulutimit papunësia në vitin 2022 ka qenë më e madhe sesa në vitin 2015/16 dhe në bazë të dhënave të Bankës Botërore papunësia aktualisht sillet rreth 26%”, ka shtuar profesor Bajra.

Në anën tjetër në vend në vitet e fundit është rritur edhe pabarazia sociale, Kosova aktualisht e ka një shifër të lartë të varëfërisë ekstreme rreth 5%.

“Kjo nënkupton se rreth 5% e popullësisë jetojnë me më pak se dy euro në ditë, ndërsa 3.5 euro në ditë jetojnë 1% ndërsa me 6.5 euro në ditë jetojnë 34% e popullatës në vend. Këto trende tregojnë se varfëria në Kosovë sillet rreth 24%, pra kjo përqindje e popullatës jeton në kushte të varfërisë ekonomike”, ka pohuar profesor Bajra.

Ishte konstatim përfundimtar se pa pasur rritje ekonimike dy shifrore nuk mundet të ulet as varfëeria e as papunësia.