UBT

Bie numri i përfituesve nga skema e ndihmës sociale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se gjatë muajit shtator ka pasur rënie të përfituesve nga skema e ndihmës sociale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në muajin shtator 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20,671 familje me gjithsej 81,113 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishte 24,169 familje me gjithsej 95,478 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 3,498 ose 14,5%.

Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

Fundamenti

Në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema për pensionet e Trepçës (-18,1%); skema për pensionet familjare (-10,1%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-0,8%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,6%).

Në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Skema e pensioneve bazike të moshës (5,8%); skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (14,9%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,9%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (12,2%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (6,2%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,4%); skema e kompensimeve për personat e verbër (0,6%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,0%); skema për veteranët e luftës (-0.2%).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.