Uji Dea

Avni Azizi: Poeti me guxim intelektual

/ 15 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shaban Cakolli – Avni Azizin, nuk e njoha më parë, e njoha tash krejt vonë, ajo çka më shtyri të e njoh ishte krijimtaria e tij.Me që paskna mundur të e njihja qysh moti, nga se vendlindja e poetit nuk është fort larg nga ajo jona, por ishin do kohë të cilat nuk na lenin kohë, të njiheshim me njëri-tjetrin, ishin do rrugë të mallkuara, rrugë gjarpërinjësh që nga shtypjet e egra të pushtuesit barbar, nga përndjekjet na quan në vendin e kobshëm mërgim.

Këtë emër e njoha duke hulumtuar, lexuar.Më ka rënë të lexoj pjesërisht nga ai,po ate që kam lexuar nga krijimtaria e tij, më ka frymëzuar shpirtërisht.Duke bërë një venerim nëpër poezitë e tij, të cilat i kam lexuar pjesërisht disa cikle në internet, tek ai kam vërejtur baraspeshën e mendimit, fuqinë e fjalës, kuptimësinë, intelektin, të cilat shquhen cilësi apo vyrtyte dalluese, të cilat ia mundësojnë çdopoeti të mirëfilltë, rrugëtimin e më tejmë në fushën e poezisë.

Ato çka kam lexuar nga Avni Azizi,kam ardhur në mendim se krijimtaria e tij ka plotësinë, ka mjeshtrinë në futjen e botës të artit, nuk kalon pahetueshëm nga lexuesi i mirëfilltë, nga se ata që njohin artin e poezisë për ta ështe gjithçka e dukshme dhe e ndjeshme. Avniu si shumë poet të kohës sonë motiv frymëzues ka në të kaluarën tonë historike, në realitetin në të cilin ka jetuar populli ynë i shumëvuajtur.

Motivi i tij lirik është i theksuarlidhja e tërësisë poetike e tij është e lehtë për të e kuptuar, domethënëse, simbolike ku gjenë atdheun, flamurin, mallin, shpresën, ku përjetohet rëndë shtypja, ku protestohet fuqishëm mes vargjeve, duke u dhënë shpirt gjërave, duke frymuar lexuesin e liridashësin.Poezitë si i vargëron Avni Azizi kurorëzohen me suksese,të cilat janë medikamente të forta për botën shpirtërore të neve lexuesëve.

Preokupimet e fatit të atdheut, preokupime që dalin fuqishëm në shpërthimin e vargjeve të tij, ishin edhe preokupime të të gjithë neve,kështu që lexuesi nuk ka si mos të i përqafoj dhe ndjejë shpirtërisht.Duke bërë disa venerime të njëpasnjëshme të vargjeve të tij, unë ndajë mendimin se poeti Avni Azizi, është tani poet i dëshmuar, krijimtaria e të cilit do të u qëndroj kohërave.Veq poezive të tij, kam pasur rastin të lexoj revistën e tij”FJALA”,e cila botohet në Lyon të Francës, një revistë e punuar estetikisht, me pedantëri, e ngërthyar e tëra me vlera arti, me tema të rëndësishme, që mban ndezur zjarrin e atd hedashurisë tek mërgimtarët, veqmas te fëmijët tanë të cilët po rriten në mërgim.

Për mua Avni Azizi është rrugëtar i ndritshëm i fushës së poezisë, poet i ideve, i cili pa epur ka bërë dhe po bënë bujë në fushën e poezisë.Të shkruaj gjërësisht për këtë poet, do të duhej të i lexoja veprat e tij një nga një, për të cilat besoj se do i lexoj dhe më pas të bëjë ndonjë vështrim më të gjërë rreth krijimtarisë së tij. Ato që kam lexuar nga ai, nuk më lan të rri duarkryq, pa i shkruar disa rreshta rreth këtyre vargjeve të ndritshme, ku zgjodha një cikël poetik të Avni Azizit për redaksinë tuaj, që lexuesit tuaj të kënaqen me vargjet e tij të bukura. Para se të publikoj këtë cikël poetik, pak fjalë për autorin:

Avni Azizi u lind më 06 shtator 1970 në Tërpezë të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Viti. Studioi Gjeografinë dhe Letërsinë në Universitetin e Prishtinës.

Me shkrime merret që nga mosha e re shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Një kohë të gjatë është marr me publicistikë, ishte redaktor i rubrikës së kulturës në të përditshmen “24 Orë” pastaj një kohë ishte edhe Kryeredaktor i revistës “Çlirimi” si dhe botoi një mori shkrimesh të zhanreve të ndryshme publicistike, letrare e studiuese etj.

Avniu më 1995 ka botuar përmbledhjen e parë në poezi “Buzëqeshjet e thyera” ndërsa në dorëshkrim ka veprat “Duke shikuar hartën e atdheut” poezi , “ Shpërputhje kulturore” (komente dhe analiza mbi artin dhe kulturën) “Kodërrahu”(Roman), “Metaforat e Lirisë” (libër me kritika letrare), si dhe “Flakadani i Karadakut” monografi kushtuar dëshmorit të kombit Njazi Azemi.

Avni Azizi

PORTAT E POEZISË

Shkrova disa vargje
Mendova se u bëra poet
Radhita shumë rima
Kritik u bëra vet

Qëndrova statujë
Para dyerve të poezisë
Porta u hap ngadalë
Roja më pyeti çka doni

Ja këtë trëndafil
Dhe këtë bilbil
Më jepni një Feniks
Dhe një Atlantidë

UNË DHE EVTERPI

Symbyllur kokën lëshuar mbi tavolinë
Padashur me ballë fletët i zhubros
Jashtë nuk shoh nëse fryn erë apo bie shi
Ndjej se cigarja deri në gishta qenka bërë hi
Qenka shprishur mbi vargun e një poezie lirike
Si qenie e ngurtësuar me muzat e Zeusit bisedoj
Varri m u kujtua ftohtësi në shpirt ndjeva
Lidhur me qefin këmbë e krye isha
Me fjolla lirike trupin mbuluar e kisha

DETI IM

Rrugë e gjatë deri tek ti det
T’i shoh pulëbardhat krahëlehta
Mbi shkumën tënde duke fluturuar
Një gjarpër shtatplagosur më pret
Mua me djersët e akullta në ballë
Me erërat e serta nëpër damarë
Ma kërkon syrin ta sheh diellin
Ma kërkon zjarrin ta shkrijë acarin

Çel sytë shkundem nga ekstaza
Nga shpirti im fluturojnë pulëbardhat
Në qenien time gjethet verdhane dridhen
Goja më bëhet pelim e fare nuk flas
Për valën tënde të ngrohtë deti im
Kur rrezet të puthin agsholeve jehonë
Muzgjeve shkëndijat kur thyhen mbi ty
Zhurmërimës sate që ikin në pa kthim

Kthesave të jetës ty të ëndërroj
Pranë më shtrihet një tunel i zi
Si të tejkalohet verbëria e tij
Muret e gurta ku myshqet lulëzojnë
Fishkëllima trishtuese e trenit të zi
Që m’i bart dëshirat për ty det
Mua të fundit nga brezat ëndërrplagosur
Me dëshirat e vatrës drejt teje udhëtoj

KËNGA IME

Art mos i mbaj mëri këngës sime
Ajo është dehur pishnajave me erë
Muzgjeve ka shëtitur këmbëzbathur
Përherë petale e lules
Për një fije diell

Fjalët ka gdhendur
Nën peshën e gurit
Me pak dashuri e shumë pikëllime

Të lutem art
Merre këngën time
Ndërto kështjellë dhembjesh

AJO

Gjithçka ishte pyetëse
Bashkudhëtarja ime e autobusit të mëngjesit
Shikimet lëvizjet ndjenjat
Çfarë sëmundje ngjitëse qenkan pyetjet
Në çast ndjeva se dikë lëndova
Ajo më buzëqeshte si me pahir
Zëshëm klithi ndërgjegjja ime
Nuk ngrihet dot lumturia
Aty ku dikujt i fillon tragjedia
Dritares i fshij avullin
Pastaj bashkë me Borhesin udhëtojmë
Gjer në stacionin e fundit të qytetit
Natën e mirë më tha dhe iku
Metaforë e rëndë për atë mëngjes
Të mashtrueshëm m’u duken sytë
I dashur Borhes

UDHËTIM

Udhëtoja
Nëpër buzëqeshjen e saj
Fusha kodra livadhe lumenj
Pa skaj

TË PRES

Buzëqeshje e praruar
Tregoma rrugën sonte

Në dritare hënën gjysmëlakuriqe shoh
Me buzëqeshje të pastër si ideali
Që vret e pret retë me teh sëpate

Ku ta vë këtë det brengash unë
Kur djajtë më presin në derë
Akrepat e orës më ngatërrohen
E më mbysin oazat e shikimeve memece

MENDOJA

Frymëzimet më vërshonin
Si valët e detit
Mendoja s’ka dashuri më të madhe
Se vargjet e Bertold Brehtit

Dashuri me kohën
Në përqafim më ranë vrap
Dhe aspak s’mbajta mëri
Veçse kuptova se paska
Dashuri mbi dashuri

VETMI

Heshtja ka mbuluar gjithçka
Dhe gjithçka më duket zbrazëti

Gjarpër i zi i vetmisë më godet
Hartës gjeografike të shpirtit

Mbyll sytë dhe shokën e ylberit shoh
Rrethuar me prangat e Zhak Preverit

DHEMBJE

Askush të mos vijë sonte
Në pyllin tim të dendur
Se dua vetëm të shëtis
Të jem zog i mendimit tim
Më kuptoni për një çast
Gjërat që i dua më rëndojnë
Kur koha s’po më mjafton
Ta frymoj një çast së bashku
Në pastë mbetur pak dashuri
Sonte të gjitha dua t’i gjej
Labirinteve të dhembjes sime

DHEMBJE RRETHORE

Ofshamë e xhindosur
Me çka kalëron
Nëpër dhembjen time

U mësova me ty dhembje
Me fytyrën tënde lajkatare
Me trokun tënd të zi

Muri më ndan
Nata më vështron
Diku larg një zë më thërret

Pranë më qëndron zbrazëtia
Që do të më përpijë
Por sonte jam i rëndë

DYLUFTIM

Në pritjen time
Zgjohen baladat
Në mërinë tënde
Zgjohen intrigat

Në heshtjen time
Zogjtë këndojnë
Në fjalët tuaja
Korbat vajtojnë

Unë rri zgjuar
Fushave e maleve
Të dheut tim

Ti gënjehesh
Se kam fjetur
Diku në agim

URDHËRONI

Urdhëroni zemrën time
Bëni ç’ka të doni me të

Urdhëroni fjalën time të kallur
Në dallgët e kohës

Merreni ëndrrën time
Të mbushur me zogj shtegtarë
Që fluturojnë në agime

Urdhëroni këtë pjesë jete
Që më ka mbetur

Ja urdhëroni…
Merrini të gjitha

NATYRË E GJALLË

Mbi tavolinë një abazhur
Fillon ta thithë errësirën
Pranë abazhurit një taketuke
Fillon ta zbrazë pakon
Pranë cigareve dy ngjyra
Gishtat e zverdhur fletët e bardha
Vallja e mesnatës fillon
Abazhuri gëlltiti errësirën
Taketukja pakon
Fletët gëlltisin shkronjat
Frymëzimi njeriun

BALLI I ZABELIT

Hidromorava

Si div mbi fshat
Zabeli ngritur
Ballin plot rrudha
Zemrën e ndritur
Me gjymtyrë të lodhura
Me halle i vuajtur
Në kohëra e stuhi
Emrin ka ruajtur

BINTE SHI

Fjalët na mbetën jashtë ombrellës
Ato i lante shiu i pranverës
Heshtja hodhi vështrimin në asfalt
Ku miliona kristale flakëronin
Qielli u rebelua me imazhin gri
Shiu na depërtonte gjer në palcë
Sikur të kishte zgjatur ajo qetësi
Që edhe dritat e neonit e kishin zili

Shi binte dhe bukuria tretej
Në zhurmat e njerëzve që nxitonin
Atë mbrëmje aspak s’vonoi urbani
Ëndrrat rinore qiellin kaltëronin

DIKU LARG

Vetmia të vriste në atë bardhësi
Ëndrrat të mashtronin
Diku larg me gjelbërimin e pranverës
Shqipja të priste me shkronjat e mësuara
Ti larg përqafimit të ngrohtë frymoje
Të tregonte kush gruri në ishte rritur
Livadhi në ishte bërë për ta kositur
Binte shi apo merrte thatësi

ZGJIMI I PRITJEVE

Asketë jemi bërë
Duke vrarë mendjen
Djallin për ta mundur
E pritjet seç po plaken
Nga shiu i rrëmbimshëm

Doemos një ditë
Nga gjumi do të zgjohen pritjet
Me flakën e ëndrrave
Do të shuajnë dashurinë e dheut

MË THA NJË PLAK

Aspak mos u habit biro
Çdo fis e ka nga një pis
E çdo bung s’bëhet cung
Unë sot jam nesër s’jam
Kushedi si vijnë kohët
Ndonëse buzagazin ta shoh
Si farë e grurit në arë

Rrudhave të mia në ballë
Fat i balsamosur kaloi
Nëpër duart e plasaritura
Shih ashpërsinë e stuhive
Në plisin tim të zbardhur
Besa e Konstantinit flet
E plot ëndrra të bardha

Mos u habit që flet guri
E koha të ngjeshë për muri
Bajlozët të sillen kokës
Të gjithë njësoj janë të zinj
Zjarri të mos shuhet kurrë
Për udhëtarin e vonuar
E për flamur bëhu edhe urë

URA

Nën të rrjedhin
Dëshirat e pashterura

Mbi të kalojnë shpresat
Me buzëqeshjet e fëmijëve

LULE NË SHI

S’më ndalni dot të mos e përjetoj
Ëndrrën për lulen erëmirë
Me rrënjë ideali ujitur me gjak
E mbirë në stuhi zjarrin ruan në gji
Burim për breza shend për shpresa
Ku diejt rrezojnë e valët gjëmojnë
Me shekuj pritur në ideal të rritur
Aty ku Drini me Drinin përqafohen
Rrjedhin frymojnë prapë të ribashkohen
Pranverës së bukur drejt stinës së re
Rrugës së zjarrtë për të dashurin Atdhe

KOSOVË

Sa herë të kemi përmendur
Buka në fyt na është zënë

Sa herë kemi qenë të etur
Kemi pirë ujë burimeve tuaja

Shtroje sofrën tënde të madhe
Të ngopemi njëherë
Me buzëqeshje

PRANË TEJE

Në shënjestër
Të kishin baladat
Në prita
Kali i Trojës

Kryefjalë
Në mure
Varë legjendat

Ranë teje
E vogël është poezia…

TOKA

Vë faqen në tokë
E ndjej si gumëzhinë historia

Mbi supe diçka më rëndon
Një peshë marramendëse
Si gjarpër më kafshon

Edhe unë jam një atom
E tokës nga prangat përgjakur
Tokës që po i japim frymë

BUZËQESHJE

Kaluam pranë lapidarit
Ku shkrihej buzëqeshja e heroit në të
E morëm një pjesë të buzëqeshjes së tij
Tërë jetën buzëqeshëm
Diellin duke shikuar

VARRI I MARTIRIT

Buzëqeshje e argjendtë
Që në mugë flakëron
Diell në piedestal
Feniks që këndon

Në varre
Mos e kërkoni
Aty nuk është
E fundit fjalë
Amshim
Zog në shtegtim

TË SHOH

Të shoh në këtë kohë të vjedhur
Vuajtjet tuaja të një nate shekull

Mos më thuaj se jam i ri
Dy shekuj kam jetuar

Të shoh te balli i zabelit
Tek uji gurgullues të shoh

RILINDJE

Po u nise mos u ndal
Udhëtar i shtigjeve
Ëndërrues i luleve shumëngjyrëshe
Të vjen zëri jehonë nga lashtësia
Rrugës së njohur Via Egnatia
Asnjëherë shtruar me lule
Ndonëse ato ëndrrave kanë çelur
Po u dogje mos e ndal hapin
Zog që rilindesh nga hiri
Shekujve do ta marrësh vrapin

DRITËRO AGOLLI

Rrjedh poet rrjedh si Devolli
Koha në vena grurin ta mbolli

Kur s’kishim bukë për të ngrënë
Hanim vargjet tuaja dhe thërrisnim nënë

Kur na merrte malli për peshk e putargë
Shtronim kripë në sofër e të ftonim për darkë

Dimrave të fortë kur fishkëllente acari
Kur rrotull nesh sillej gjarpri prore
Ngroheshim me vargjet tuaja të Poemës malore

Rrjedh poet rrjedh si Devolli
Edhe pse flokët të janë zbardhur shumë…
Rrjedh poet rrjedh se ne jemi të pagjumë

ERËRAT

Erërat e serta
Lisat rrëzojnë
Në sqotë e shamatë
Buzëqeshjet gurëzojnë

Snobët servilët
Gjuhët përflakin
Degëzohen rrethohen
Zjarrit që s’djeg

NOSTRADAMUSI

Lan fytyrën lëpin buzët fshin jargët
Flet shtruar për fatin tonë të muruar
Me fjalë të rralla kolitet në andralla
Të tjera fate zbulon përrallat shpërrallon
Ato zbehen nxihen shthuren e rrënohen
Ai prapë i ngritë me një frymë i rritë
Kur flet bërtet mbi tavolinë godet
Rrugë të reja improvizon në miniaturë
Lakmuesi i gjithëdijshmi fatpredikuesi
Fatet zverdhen ligështohen sëmuren vdesin
Me dhembje e nostalgji i dërgon në kirurgji
I ringjallë i shëron dhe i reprizën
Me finesë e madhështi për vitin dymijë

MISIONARI

Eci e eci
Hapin nuk e ndali
Në kohë të turbullta
U lind misionari
Prej derës në derë
Me qiri në dorë
I priste e prisnin
Përgjumshëm me orë

VIZITORI

I veshur bukur si yll Holivudi
Kostum blu xhins kravatë të kuqe
Me syze dielli e dollarë në xhep
Mjekër lëshuar me emër të ndërruar
Kur kaloi kufirin e puthi flamurin
Në fytyrë i lexohej mallëngjimi
Tërë ditën e kaloi në udhëtim
I urtë dhe i mençur në çdo shoqërim

Kadarenë e lexonte natën vonë
Kur edhe bënte ndonjë telefonatë
Fliste pastaj edhe për rrathët e ferrit
Shpatën e Damokleut Mollën e sherrit
Për Ballkanin Evropën fqinjësinë
Tjetër e mendonte jetën e shqiptarit

MATHAUZENI

Të gjallët e të vdekurit një u bënë
Dhe panë si mbyllet fati në gjemba
Në emër të njeriut për njeriun
Asgjë nuk ishin më shumë se njerëz
Me emër e mbiemër i thërriste vdekja
Varri i madh gojëhapur i priste
Me vete morën qiellin rrezet diellin
Të nesërmes për t’i dëshmuar
Se ishin bijtë e nënën kurajë…
Ani pse në fytyrë nuk u shkruante
Në ngjyrë ideale fe e atdhe
Fati i hidhur në emër të nje