ARKATANA

Dua të bëhem

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Demush Mehmeti

Sonte kur muzgu i natës ka mbështjell gjithçka
as hëna nuk ndriçon
më mbështjell vetmia e sikletshme
mbushem vrer.

Do e mbush një kupë vere, të kuqe si gjaku
ashtu siç s’e mbusha kurrë
siç na është mbushur kjo kupë jete
ta pi më fund.

Fundamenti

Dua ta mbush kupën plot, dhe krejt pa hile
ta provoj më u dehë
e të vazhdoj me besimin tim
jeta më hilen e vet.

Po u deha, ju lutem, më lini krejt kështu, të qetë
e trullosem mirë e mirë
dua t’i njoh thellësitë e vetes sime
siç janë vërtet.

I dehur të vallëzoj me ëndrrat e mia
në qeliat e shpirtit tim valëzon aromë e saj
ju, të lajthiturit e moteve
të më njihni më mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.