United Hospital

“30% e mësimdhënësve në Kosovë janë afër pensionimit, shkollat po mbeten prapa teknologjisë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori ekzekutiv i ETEA-s, Agon Ahmeti, ka thënë se sistemi arsimor në Kosovë po përballet me sfida të mëdha sa i përket integrimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e mësimdhënësve po i afrohen moshës së pensionimit.

Ai ka thënë se një nga arsyet pse shkollat nuk kanë arritur të përfitojnë sa duhet nga zhvillimet teknologjike lidhet me mungesën e investimeve dhe me strukturën e moshës së stafit arsimor.

“Një prej arsyeve është mosha e shtyrë e mësimdhënësve, që megjithatë nuk ka arritur të përditësohet me zhvillimet teknologjike. Rreth 30 për qind e mësimdhënësve janë afër pensionimit, mbi moshën 55-vjeçare”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, për vite me radhë sistemi arsimor e ka trajtuar teknologjinë më shumë si problem sesa si mundësi për mësimdhënie dhe hulumtim.

FIDANISHTJA

Ai ka vlerësuar se mungesa e investimeve në digjitalizimin e shkollave dhe pajisjen e tyre me teknologji moderne ka ndikuar që arsimi të mbetet prapa zhvillimeve të kohës.

Ahmeti ka theksuar se dallimet mes shkollave janë të dukshme edhe brenda të njëjtës komunë, ndërsa situata bëhet edhe më sfiduese në zonat rurale, ku shumë shkolla përballen me mungesë pajisjesh, mbështetjeje dhe kushte jo të favorshme për mësimdhënie.

Ai ka thënë se përballë zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, institucionet duhet të investojnë më shumë në trajnimin e mësimdhënësve dhe në krijimin e politikave që do t’i ndihmonin shkollat të përshtaten me realitetin e ri teknologjik./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.