ARKATANA

Diskutohet roli, sfidat dhe e ardhmja e festivaleve të teatrove shqiptare

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në kuadër të festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2026”, u mbajt konferenca me temën: “Festivali si hapësirë rezistence dhe dialogu”. Roli, sfidat dhe e ardhmja e festivaleve të teatrit në hapësiren shqiptare.

Në konferencë u trajtua roli, sfidat dhe e ardhmja e festivaleve të teatrit në hapësirën shqiptare, duke i parë ato jo vetëm si ngjarje artistike, por si platforma të rëndësishme reflektimi, debati dhe komunikimi shoqëror.

Në fokus të diskutimit ishin pyetjet mbi funksionin kritik të festivaleve, marrëdhënien e tyre me publikun dhe komunitetin, sfidat institucionale e financiare, si dhe nevoja për rishikimin e modeleve ekzistuese drejt një vizioni më të qëndrueshëm dhe më të guximshëm artistik.

Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, tregoi për ecurinë e edicionit të 35-të festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2026” në Gjilan.

Ai tregoi se ky festival bëhet nëpërmjet thirrjes së hapur publike nga komuna.

Derisa Genta Sefa, nga Ferizaj, tregoi se janë ndër organizatorët e festivalit më të vjetër në Kosovë, i cila po zgjerohet vit pas viti nga të rinjë dhe pjesëmarrja e teatrove ndërmombëtar.
Sipas saj sfida kryesore është stabiliteti financiar, edhe jo teatrove po performanca origjinale jashtë konkurrencës, punëtori dhe panele.

Mobi Casa

Edicioni i sivjetshëm për shkak të renovimit infrastrukturor, do zhvillohet festivali në mënyrë mobile në Kosovë Shqipëri dhe Maqedoni.

Ndërsa Yber Nredin, drejtor dhe themelues i festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, tregoi se e ideja e themelimit të festivalit nisi në TVM2 publik në gjuhën shqipe.

Ai tregoi se festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, u themelua nga disa individë, ku ishte propozuar të lëvizte nga një qytet ne tjetrin, por tash 25 vjet mbahet vetëm në Dibër.
“Tashmë nuk e di sepse është themeluar nga një festival në secilin qytet shqiptar të Maqedonisë së Veriut”, tha Nuredini.

Drejtori i Teatrit të Tetovës Hasim Memishi, tha se festivali i Tetovës shënon edicionin e njëmbëdhjetë, por nuk po arrijnë ta bëjnë ndërkombëtar për shkak të financave.

Sipas tij me buxhetin nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut nuk mundë ta bëjnë festival ndërkombëtar.

Derisa mendime kanë dhënë edhe personalitete të shquara teatrale e skenike në përgjithësi, si Fadil Hysaj, Emine Toska. Brahim Basha, Adrian Morina, Zana Hoxha, Fisnik Istrefi e të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.