Fundamenti

Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Itali

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, realizoi një vizitë zyrtare në Universitetin Teknik të Torinos (Politecnico di Torino), një ndër universitetet më prestigjioze në Itali dhe në botë, i njohur veçanërisht për rangimin e lartë dhe ekselencën akademike në fushën e arkitekturës.

Gjatë kësaj vizite, Rektori Hajrizi zhvilloi takime të rëndësishme me Zëvendës-Rektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Alberto Giuseppe Sapora, si dhe me udhëheqësen e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij universiteti, Elisa Armando. Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme me interes akademik, shkencor dhe kërkimor.

Po ashtu, u diskutua edhe për përfshirjen dhe mbështetjen e studentëve të UBT-së, disa prej të cilëve tashmë kanë vazhduar studimet e tyre në Universitetin Teknik të Torinos, duke dëshmuar për cilësinë dhe përgatitjen akademike që ofron UBT.

Në veçanti, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushat e inxhinierisë automobilistike, energjisë, arkitekturës dhe inxhinierisë aerohapësinore. Në këtë kuadër, Rektori vizitoi edhe Muzeun Kombëtar të Automobilave, duke qenë se Torino konsiderohet një qendër e rëndësishme e industrisë automobilistike. UBT synon të zhvillojë dhe të forcojë më tej këtë fushë në bashkëpunim me institucionet akademike dhe industriale të Torinos.

Hidromorava

Në kuadër të vizitës, Rektori i UBT-së vizitoi kampuset dhe infrastrukturën moderne të Universitetit Teknik të Torinos, ku gjithashtu prezantoi konceptin e Qytetit të Mençur (Smart City) dhe modelin e funksionimit të tij, një fushë me interes të veçantë akademik dhe praktik për të dy institucionet.

Kjo vizitë u realizua falë kontributit dhe angazhimit të profesoreshës së gjuhës italiane në UBT, Rafaella Rittuci, e cila luajti një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe organizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.