Autostrada e Lloqit Gjilan – Prishtinë, premtime të thyera, dhe rrezik për qytetarët!

Gjilan – Lëvizja “Vatra”, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e saj për vonesat dhe papërgjegjësinë e Qeverisë në përfundimin e Autostradës së Gjilanit. Ky projekt i rëndësishëm ka mbetur në gjysmë, ndërsa rruga aktuale po shndërrohet çdo ditë në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve thuhet nw reagimin e Lwvizjes “Vatra”.
Reagimi i plotw:
Çdo vit humben jetë të pafajshme dhe ndodhin aksidente të shumta për shkak të infrastrukturës së papërshtatshme dhe neglizhencës totale të pushtetit qendror. Përkundër premtimeve të shumta, Qeveria e Vetëvendosjes ka dështuar të përmbyllë këtë projekt, duke lënë qytetarët e Anamoravës në mëshirë të fatit.
Ne kërkojmë:
Përshpejtimin e punimeve dhe finalizimin e menjëhershëm të autostradës.
Llogaridhënie nga Qeveria për vonesat dhe dështimet e deritanishme.
Marrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e sigurisë në rrugën ekzistuese.
Jetët e qytetarëve nuk mund të rrezikohen më për shkak të papërgjegjësisë institucionale!