Alban Hysenin e bëjë hor qytetarët: S`i kanë mbetur shumë këtij praktikanti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Derisa Alban Hyseni po i promovon me dron ato pak rrugë të asfaltuara qytetarët në faqen e komunës po e fyejnë publikisht. Argjent Ajvazi ka shkruar: ”S`i kanë mbetur shumë këtij praktikanti”.

“Dembel”, i “paditur”, i “lodhtë”, janë fjalët që më së shpeshti përdoren në adresë të Alban Hysenit nga ana e qytetarëve.

Derisa Alban Hyseni përmes dronit dhe nga mediet lokale tashmë të kontrolluara pas marrëveshjes obligative që bëri me ta, po i promovon projektet minimale, që ka realizuar deri tani, qytetarët po e bëjnë hor duke kërkuar prej tij llogari për punët e pakryera.

ARKATANA

Xhelil Elezi ka shkruar: “Kurrë një investim ma të voglin te lagjja e jabuqve se ke bo edhe na jena komunë me Gjilan, nuk jemi komunë e Beogradit as e Nishit, po e Gjilanit. Dil pak shko kqyre sështë larg Gjilanit 5 kilometra e ki” ka shkruar ky qytetar.

Isak Aliu ka shkruar: “Edhe në Livoq të Epërm e la ngjysmë qe një vjet kanalizimin kërkah hiq”.

Kurse, Argjent Ajvazi shkroi: “S`i kanë mbetur shumë këtij praktikanti”./rajonipress/