Fundamenti

Sipas dronit të Alban Hysenit: Vazhdimi i ndërtimit të platosë mbi lumin Mirusha, po përparon me ritëm të shpejtë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Po vazhdojnë punimet në përfundimin e shëtitores së qytetit nga qendra drejt lagjes Dardania, përkatësisht deri tek rruga transit ka shkruar Alban Hyseni duke ilustruar foto me dronin e tij magjik.

Postimi i plotë:

Krahas përmirësimeve që po bëhen në shesh nga qendra deri tek çerdhja në Dardani, ku ka pasur dëmtime të ndryshme, po vazhdojnë punimet nga ajo pjesë deri në fund të lagjes, me intensitet të lartë në përfundimin e gjithë këtij projekti.

Po ashtu do të vendoset ndriçimi publik, kërkesë kjo e kahershme e qytetarëve dhe do të vazhdohet me vendosjen e ulëseve e gjelbërimit.

Uji Dea

Alban Hyseni, tha se vazhdimi i ndërtimit të platosë mbi lumin Mirusha, me vlerë rreth 390.000€, po përparon me ritëm të shpejtë.

“Puna filloi para pak ditësh dhe gjatë vizitës së sotme, u vërejt se punimet kanë avancuar shumë”, tha ai.

Më tej i pari i komunës, shtoi se një hapësirë publike për qytetarët, punë e shpejtë, cilësore dhe efikase./rajonipress/