Fundamenti

Auditori gjen keqplanifikim e menaxhim të buxhetit e vonesa të realizimit të projekteve nga institucionet

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Deri në këtë periudhë procesi i auditimit për vitin 2020 ka përfunduar për gjithsej 46 institucione kurse 78 të tjera janë thuajse në fazën finale, kështu ka bërë të ditur Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.

Osmani ka njoftuar në një intervistë për Ekonomia Online se nga të gjeturat e tyre kanë kuptuar se organizatat buxhetore vazhdojnë të kenë karakteristikë keqklasifikimim në planifikim e shpenzim të buxhetit.Poashtu ai ka thënë se për shkak të ndikimit të pandemisë këtë vit është më e theksuar vonesa në realizimin e projekteve.“Ne jemi në fazën intenzive të zbardhjes së raporteve. Janë 46 raporte që tashmë janë në dispozicion të publikut dhe Kuvendit. Kemi edhe 78 raport tjera për të cilat ne kemi kryer punën tonë por që janë në fazën e komenteve, kur organizatat buxhetore e kanë të garantuar me ligj të drejtën e komenteve mbi draft raportet, para se ato të bëhen finale. Sipas planit tonë shpresojmë që gjatë këtij muaji të përfundojnë me kohë dhe cilësinë e nevojshme”.“Janë disa karakteristika që janë pak më të veçanta në këtë vit auditues së paku deri në punën e deritanishme. Shumica e organizatave buxhetore vazhdojnë të kenë vështirësi të theksuara me regjistrimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e pasurisë që kanë dispozicion. Kanë mjaftë telashe me mirëmbajtjen e shënimeve për llogari të arkëtueshme, në shumicën e rasteve po gjejmë nënvlerësime apo mbivlerësime. Vazhdon të jetë karakteristike keqklasifikimi qoftë në planifikim të buxhetit, qoftë në shpenzim të buxhetit dhe ajo që është poashtu e rëndësishme është sa i përket projekteve për shkak të ndikimit të pandemisë është pak më e theksuar vonesa në realizimin e këtyre projekteve dhe ka rënë niveli i sistemit të kontrollit për menaxhimin e kualiteteve të këtyre raporteve të cilat janë zbatuar apo janë në zbatim”, është shprehur ai.

Tutje Osmani ka njoftuar se ka raste të trajtuara nga zyra ligjore e tyre në të cilat janë evidentuar veprime që nuk kanë qenë në pajtim me normat ekzistuese në fuqi nga menaxherët, drejtuesit e organizatave dhe personat tjerë përgjegjës.“Rastet të cilat potencialisht mund të jenë vepra penale që trajtohen në deprtamentin tonë ligjor dhe njësinë përkatëse anti-korrupsion janë informaione që ndahen me institucionet relevante në sektorinë e drejtësisë dhe pastaj ata të bëjnë vlerësime. Ajo çka është evidente në raportet tona sepse për herë të parë ne këtë vit po japin konkluzion mbi pajtueshmërinë e veprimeve që do të thotë nëse menaxherët, drejtuesit e organizatave personat përgjegjës kanë marr veprime në pajtim me rregulloret dhe kornizën ligjore. Në shumicën e rasteve në raportet e publikuara deri më tani ne kemi një varg çështjesh të evidentuara dhe të raportuara kur këto veprime nuk kanë qenë në pajtim me normat ekzistuese në fuqi”.

Eco Higjiena

Auditori ka këshilluar institucionet që të marrin masa korrigjuese për shkeljet administrative me qëllim përmirësimin dhe mospërseritjen e gabimeve në të ardhmen.“Janë dy lloje të veprimeve që duhet të ndërmerren më tutje njëra është që vet drejtuesit e institucioneve duhet t’i shohin këto veprime dhe të marrin masa korrigjuese për të përmirësuar aty ku mundet dhe për të marr masa aty ku nuk përmirësohen që dëmet të mimizohen dhe për të marr masa që këto mos të përsëriten në të ardhmen, gjithmonë kur këto janë shkelje administrative, kurse kur janë vepra të karakterit penal sigurisht që do të trajtohen nga organet përkatëse”.

Gjithashtu Osmani ka thënë se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë për raste të ndryshme, kur kërkohen shkëmbime mendimesh, informacionesh e dokumentacionesh.“Vetë procesi i auditimit është një proces i pashkëputur, ne në mënyrë të vazhdueshme kemi bashkëpunim me institucionin e Prokurorisë edhe kemi raste të ndryshme kur ato kanë nevojë që të marrin mendime, informata e dokumentacione nga institucioni ynë që ka qenë subjekt i auditimit”.

Për fund Osmani ka thënë se procesi i auditimit të institucioneve për vitin 2020 pritet të përfundoj më 31 gusht.“Më datë 31 gusht do të përfundojë i gjithë cikli vjetor i auditimeve mandatore të obligueshme dhe Kuvendi do të ketë në dispozicion raportin përmbledhës përfundimtar për pasqyrat e konsoliduar. Ne besojmë që ky afat përkundër sfidave që kemi për shkak të ndikimit të pandemisë dhe ndryshimeve të shpeshta në Qeveri, ndarja e bashkimi i ministrive gjë që na ka sjellë vështirësi në procesin auditues”, ka përfunduar ai për EO.