Uji Dea

ASK: Tregtia e jashtme e mallrave në muajin janar, ka shënuar rënie të deficiti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se tregtia e jashtme e mallrave në muajin janar 2026 ka shënuar rënie të deficitit tregtar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në janar 2026 arriti në 365,9 milionë euro, që paraqet rënie prej 11,6% krahasuar me janarin e vitit 2025, kur deficiti ishte 414,1 milionë euro. Shkalla e mbulimit të importit me eksport ishte 14,1%, raporton KosovaPress.

ASK bën të ditur se eksporti i mallrave në janar 2026 arriti vlerën 60,2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 0,8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025. Ndërkohë, importi arriti në 426,1 milionë euro, me rënie prej 10,1%.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK, në strukturën e eksporteve pjesëmarrjen më të madhe e kishin metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 21,9%, pasuar nga produktet minerale me 11,9%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,8%, plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 11,4%, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 9,0% dhe tekstili me 7,6%.

Hidromorava

Ndërkaq, në strukturën e importeve dominuan produktet minerale me 17,6%, mjetet e transportit me 12,8%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,4%, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 10,4%, si dhe metalet bazë me 8,1%.

Sa i përket partnerëve tregtarë, ASK bën të ditur se eksportet e Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian arritën në 19,0 milionë euro, ose 31,6% të eksporteve të përgjithshme, me rënie prej 15,6%. Partnerët kryesorë në BE ishin Gjermania, Italia dhe Holanda. Importet nga BE-ja arritën në 162,5 milionë euro, ose 38,1% të importeve totale, me rënie prej 20,5%, ku Gjermania, Italia dhe Polonia kishin pjesëmarrjen më të lartë.

Eksportet drejt vendeve të CEFTA-s arritën në 27,0 milionë euro, ose 44,8% të totalit, me rritje prej 11,8%. Partnerët kryesorë ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. Importet nga CEFTA arritën në 63,6 milionë euro, ose 14,9% të importeve, me rënie prej 23,9%.

Ndërkohë, eksportet me vendet e tjera arritën në 14,2 milionë euro, ose 23,6% të totalit, ku Zvicra dhe Turqia ishin partnerët kryesorë. Importet nga këto vende arritën në 200,0 milionë euro, ose 46,9% të importeve të përgjithshme, me Kinën dhe Turqinë si vendet me pjesëmarrjen më të lartë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.