Mobi Casa

Astrit Selmani vendimtar për Dinamo Bukureshtin – goli i tij siguron tri pikët e radhës në kampionat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dinamo Bukureshti ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Gloria Buzau në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit rumun.

Vendimtar si shpeshherë këtë sezon për Dinamon ishte sulmuesi kosovar Astrit Selmani i cili sërish ishte protagonisti i tyre kryesor.

Selmani ishte autor i golit të vetëm që u shënua në këtë takim, e që në fund rezultoi të ishte i vlefshëm për tri pikët e radhës në kampionat.

GRANDEMALL

Po luhej minuta e 52-të e takimit kur reprezentuesi kosovar gjeti rrjetën duke realizuar për 1-0.

Me këtë gol Selmani ka konfirmuar formën fantastike që po kalon këtë sezon teksa pas 17 ndeshjeve tashmë ai numëron nëntë gola të shënuar.

Përveç këtyre golave, ai gjithashtu ka kontribuar edhe me katër asistime duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.