Fundamenti

Arrestohen tre të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.09.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi Kosovar Shqiptar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme. Në po të njëjtin lokacion janë paraqitur edhe tri raste të tjera të ndryshme të vjedhjeve të rënda.

Njësiti i Hetimeve të krimit nga Stacionit Policor Gjilan pas një pune të mire operacionale me datën 29.09.2022 ka arritur që të siguroj informata se tre të dyshuar Shqiptar Kosovar A.T. (1997), A.E. (2000) dhe A.R. (2001) në bashkëveprim kanë kryer këto raste të vjedhjeve.

Tre të dyshuari janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e policisë të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Eco Higjiena

Nga të dyshuarit si dëshmi materiale për Gjykatën janë sekuestruar: Një (1) televizor i markës “Samsung”, një (1) biçikletë, një (1) makinë shpuese e markës “Bosch”, një (1) orë dore e markës “Breitling”, një (1) zmadhues zëri i markës “Bos”, një (1) makinë për prerje të flokëve, enë të ndryshme të kuzhinës, parfume e mjete higjienike, veshmbathje e gjera të tjera të cilat pas verifikimit do të kthehen tek pronarët e ligjshëm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe tre të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje për 48 orë ka njoftuar policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.