Uji Dea

LDK: Vit i vazhdimit të mashtrimit të madh nga ekzekutivi i Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – I pari i ekzekutivit në Gjilan, Alban Hyseni, paska vlerësuar 2025-tën si “vit të kthimit të dinjitetit të qytetarëve”. Tash edhe publikisht e paska pranuar që për tri vite e ka nëpërkëmbur dinjitetin e çdo qytetari në Gjilan dhe duket se hiç marre nuk i vjen thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Mobi Casa

Ka filluar me 18 janar të këtij viti të ‘punojë’ duke tentuar ta nëpërkëmbë dinjitetin e LDK-së me bllokimin e sallës së sporteve dhe me mashtrimin se akademinë përkujtimore për presidentin Rugova e bën dikush tjetër.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës- Dega në Gjilan, është mandat i humbur dhe vit i vazhdimit të mashtrimit të madh. Por, edhe kjo përfundon në tetor të po këtij viti, për rikthimin e dinjitetit të Gjilanit.