Eko Higjiena

Qemajl Mustafa e quan avanturier Lutfi Hazirin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarë të Kosovës, kujdes nga mashtrimi i radhës! Kujdes nga ata që të mashtruan shumë herë! Soji i këtij politikani avanturier e ka sjellë Kosovën n’deregjen kur rinia e besa edhe shumica e qytetarëve të saj me shumë qejf e kishin lëshue dakik e përpara këtë vend sepse përveç që nuk po ia dalim kurrqysh me mbijetesë, jemi lodhë shpirtnisht nga padrejtësia dhe jemi lodhë tue e pa ende qe 25 vjet sojin e këtij politikani në TV-të e në portalet e këtij vendi fatkeq ka shkruar Qemajl Mustafa.

Reagimi i plotë:

“Duhet me i dhënë diçka Serbisë…” sepse sipas këtij “gjeniut” të LDK-së nuk mjaftuan 84 masakrat që Serbia i kreu në Kosovë, nuk mjaftuan mbi 10000 civilë të vrarë (rreth 2000 fëmijë), nuk mjaftuan 120000 shtëpi të djegura e shumë më shumë të plaçkitura, nuk mjaftuan 20000 dhunime e miliona trauma e sakatosje shpirtërore të shqiptarëve brenda e jashtë Kosove.

Ky njeri bastard, shkoi edhe më larg kur para pak kohësh deklaroi publikisht se “Serbia ka hise në fondin e privatizimit n’Kosovë…” thue se Serbia nuk ka armatë ekspertësh e avokatësh për me u përkujdes për këto punë po këtij i paska mbetë me e bajtë dertin e saj?!!!

Hidromorava

Soji i këtij politikani avanturier e ka sjellë Kosovën n’deregjen kur rinia e besa edhe shumica e qytetarëve të saj me shumë qejf e kishin lëshue dakik e përpara këtë vend sepse përveç që nuk po ia dalim kurrqysh me mbijetesë, jemi lodhë shpirtnisht nga padrejtësia dhe jemi lodhë tue e pa ende qe 25 vjet sojin e këtij politikani në TV-të e në portalet e këtij vendi fatkeq.

Ky dhe LDK-ja e tij e dijnë saktë që marrëveshjen e Brukselit dhe te Ohrit nuk mund ta ndryshoje asnjë qeveri e ardhshme e aq më pak një qeveri e udhëhequr nga këta “butakë” të historisë.
Është fat i madh (unë them historik) qe këta nuk do të shohin fitore n ‘Kosovë edhe së paku nja 3 mandate të plota e deri atëherë është mirë këta me u “avullue” krejt nga skena politike se kurrë nuk i kanë vy këtij vendi.

Popull i Kosovës,
Shumë besoj që je pjekë e ke mësue nga mashtrimet e tyre e nga vuajtjet që ti kanë shkaktue pikërisht ky soj e ky lloj i politikanit sa injorant, aq më shumë i shitur te qarqet antishqiptare!
Kujdes!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.