Fundamenti

Aktakuza, e arrestime për pornografi, dhunë në familje e tentim vrasje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve.
Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe një (1) person për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Hidromorava

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paaurotizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.