Partitë e mëdha politike në Gjilan, po e neglizhojnë parafushatën, koncentrimi i vetëm i tyre në rrjetet sociale individuale

Gjilan – Aktivist me përvojë të partive politike nga grupet LDK, PDK thonë se parafushata kryesisht po përqendrohet në promovimin e rrjeteve sociale individuale. Këto subjekte po e harrojnë qytetarin e rëndomtë dhe ata që ende nuk janë pozicionuar për asnjë subjekt politik. Boll është i lodhtë Alban Hyseni, por me këtë ritëm të opozitës në Gjilan kam frikë se prapë fiton thotë i zhgënjyer një qytetar gjilanas.
Edhe pse zgjedhjet e shkurtit janë ende larg, partitë e mëdha opozitare në Gjilan po bëjnë parafushatë sikur të ishin në klasë të parë të fillores.
“Lumir Abdixhiku që po del në teren veç sa për sy faqe sepse asnjë anëtar se ka shtuar, po tregohet shumë i “ftohtë” me publikun, kurse Bedri Hamza po luan lojën e një trajnuesi të mirë të programeve për punësim” ironizon Suadi, një aktivist i kahershëm i LDK-së.
Qytetarët e Gjilanit thonë se deri tani ka pak kandidat serioz për deputet që mund ta joshin publikun.
Madje partitë opozitare në Gjilan luftën e vetme janë duke e zhvilluar nëpër rrjet sociale individuale, me arsyetimin se nuk kanë mjete financiare, ndërkohë që raportet e KQZ po flasin për qindra mijëra euro të shpenzuara në qendër.
Kemajli një tjetër gjilanas mendon se Alban Hyseni boll është i lodhtë dhe i dobët, sa nuk ka ku shkon më, por me këtë frymë e ritëm të opozitës prapë është frika që mund t`i fitojë zgjedhjet.
“Këtë po e them me keqardhje sepse as LDK e as PDK nuk kanë shtuar asnjë anëtar të ri sepse ka munguar joshja” tha Kemajli.
Jashtë prizmit qytetar LVV ka humbur shumë elektorat në Gjilan sepse Alban Hyseni nuk mbështet nga një pjesë e madhe e elektoratit të saj, sikurse që probleme mund të ketë edhe Lutfi Haziri meqë një grup brenda LDK-së po flitet se nuk do e mbishtesë Lumir Abdixhikun./rajonipress/