FITORJA

Agrobizneset krijojnë vende pune

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Veprimtaritë bujqësore, po tregohen të suksesshme si biznese për shumë kosovarë. Shumë banorë të rajoneve të ndryshme të vendit, po e sigurojnë edhe jetesën me punën që po ua ofrojnë agrobizneset vendore, të cilat viteve të fundit kanë filluar të zgjerohen edhe më shumë.

Dy prej këtyre agrobizneseve janë edhe pemishtja “Heron&Adea” dhe kompania për prodhimin e kërpudhave “King mushroom”, që punësojnë rreth 60 punëtorë së bashku në fshatin Budisalc të komunës së Klinës, të cilat te enjten u vizituan edhe nga ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe drejtoresha e USAID-it, Maureen Shauket. Gjatë kësaj vizite, ata, premtuan mbështetje të sërishme për sektorin e bujqësisë përmes bashkëfinancimit të projekteve të ndryshme me grante investive.

“Deri më tash kemi realizuar disa projekte, rezultatet e të cilave tashmë janë shumë të prekshme. E që nga ky vit kemi filluar edhe me masën e re mbështetëse për agropërpunimin e produkteve bujqësore dhe tashmë të gjitha projektet janë në fazën e vlerësimit dhe kontrollit në terren, ndërsa investimet do t’i fillojmë shumë shpejt”, tha Stavileci.

ARKATANA

Në anën tjetër, drejtoresha e USAID-it, Maureen Shauket, duke iu referuar programit “Mundësitë e Reja për Bujqësi”, tha se me investimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të pemishteve në Kosovë. “Përmes këtij programi synojmë të rrisim edhe më tej kualitetin e produkteve bujqësore dhe të zvogëlojmë shkallën e papunësisë në Kosovë”, tha Shauket.

Pemishtja “Heron&Adea”, është krijuar para dy viteve dhe merret me kultivimin e mollëve, dardhëve, të cilat i ka të mbjella në një sipërfaqe prej 20.53 hektarë, ku 7 prej tyre janë nën sistemin kundër breshrit. Ndërsa, kompania “King mushroom”, merret me prodhimin e kërpudhave, të cilat janë të destinuara vetëm për eksport. Të dyja këto agrobiznese janë mbështetur nga USAID-i, ndërsa pemishtja “Heron&Adea” sivjet ka aplikuar për të përfituar grante investive edhe nga Ministria e Bujqësisë për ndërtimin e depove për ruajtje.(tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.