ARKATANA

Lutfi Haziri: LDK 113, besa që i qëndroi pranë Kosovës për 37 vjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në përmbyllje të aktiviteteve elektorale, kandidati për deputet dhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka përcjellë një mesazh mobilizues për qytetarët, bashkëveprimtarët dhe mërgatën, duke theksuar se fuqia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk matet vetëm me individë, por me vizionin dhe rrugëtimin e saj shtetformues ndër dekada.

Haziri ka vënë theksin te numri 113 i LDK-së, duke e cilësuar atë si simbol të besimit, përkushtimit dhe partneritetit të ndërtuar me qytetarët përgjatë 37 viteve të angazhimit për liri, pavarësi, demokraci dhe ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, LDK mbetet forca politike që ka qëndruar vazhdimisht pranë qytetarëve në momentet më të rëndësishme të historisë së vendit, duke kultivuar vlerat e dijes, përgjegjësisë dhe dashurisë për atdheun. Ai ka theksuar se kjo parti vazhdon të jetë shtëpia politike e shumë gjeneratave që besojnë në zhvillim, unitet dhe perspektivë evropiane për Kosovën.

Fundamenti

“Nuk është me rëndësi vetëm numri 5 në listë, por numri 113, që përfaqëson një histori të gjatë besimi dhe pune të përbashkët për Republikën. LDK mbetet gjithmonë shtëpi e përbashkët dhe adresë e vlerave që e forcojnë shtetin”, ka theksuar Haziri.

Mesazhi i tij është pritur si thirrje për mobilizim dhe bashkim të elektoratit të LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në gjithë Kosovën, me synimin që energjia qytetare të shndërrohet në mbështetje për vizionin e ri politik që partia synon ta jetësojë pas zgjedhjeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.