Eko Higjiena

Musliu-Shoshi për Kurtin: Po rrezikojmë të rrëshqasim nga demokracia në autoritarizëm

/ 3 minuta lexim
ENVER HOXHAJ

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, vlerëson se Kosova është duke vuajtur për një kryeministër që e don shtetin.

Musliu-Shoshi, e ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se kryeministri aktual, Albin Kurti, nuk e ka besuar kurrë Kosovën, as pavarësinë e sovranitetin e saj.

“Kosova është duke vuajtur për një kryeministër që e do Kosovën, fatkeqësisht Albin Kurti nuk ka besuar kurrë në projektin e Kosovës, nuk ka besuar as në pavarësi e as në sovranitet e as në një shtet demokratik. Këtë e them sepse një kryeministër që e qeverisë vendin do të duhej të kishte familje në Kosovë sepse e beson si projekt madhor e si shtet sovran e demokratik. Mirëpo, ne e kemi një kryeministër që as shumë e beson Kosovën sa familjen e tij nuk e ka këtu dhe fëmijët i rrit në një shtet evropian”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Hidromorava

Musliu-Shoshi thotë se Kurti ka insistuar që të ketë nën ndikimin e tij edhe postin e presidentit, duke refuzuar, sipas saj, çdo alternativë të ofruar nga partitë opozitare.

Mes tjerash, ajo shton se një situatë e tillë do ta largonte Kosovën nga parimet demokratike dhe do të krijonte rrezik për rrëshqitje drejt autoritarizmit.

“Albin Kurti ka dashur ta ketë presidentin me cdo kusht, pra me asnjë mundësi që ne si parti opozitare, si PDK i kemi ofru ka qenë rezistent ndaj çdo mundësie – Kurti ka pasur për qëllim dhe ende e ka pushtetin absolut. E ka qëllim të vetëm që të ketë nën udhëheqje edhe presidencën pasi kur e pasur presidenten a presidentin e ardhshëm ka nën kontroll të plotë edhe organet e hetuesisë edhe Prokurorinë dhe në këtë formë e ka edhe Kuvendin e Kryeministrinë dhe në këtë mënyrë rrëshqasim nga një shtet demokratik rrëshqasim në një vend autoritar. Ka fituar propaganda e Albin Kurtit dhe ajo ai, qëllimi i propagandës së tij nuk është zhvillimi por qëllimi i propagandës së tij është shkatërrimi i këtij vendi siç po ndodh çdo ditë kemi një qeveri që për 6 vjet nuk e ka asnjë investim kapital përkundrazi e keni parë investimin kapital i tij i fundit se çfarë ishte, një prrockë në Lupç të Podujevës, ky është projekti i tij më madhor që e ka bë”, u shpreh Musliu-Shoshi.