Fundamenti

Mbi 840 milionë euro të hyrat e qeverisë për tre muaj, tatimet burimi kryesor

/ 1 minutë lexim
HW

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të hyrat e qeverisë së përgjithshme gjatë tremujorit të parë (TM1) të vitit 2026 kanë arritur në 841.8 milionë euro.

Burimi kryesor i të hyrave mbeten tatimet në produkte, të cilat përbëjnë 68% të totalit, ndërsa tatimet rrjedhëse në të ardhura përfaqësojnë 17%. Aktivet dhe detyrimet financiare kontribuojnë me 7%, ndërsa pjesa tjetër e të hyrave vjen nga kategori të ndryshme.

Hidromorava

Nga ana tjetër, shpenzimet e qeverisë së përgjithshme gjatë kësaj periudhe kanë arritur në 792.0 milionë euro. Pjesa më e madhe e shpenzimeve është dedikuar për kompensimin e punëtorëve me 38%, pasuar nga kontributet sociale dhe përfitimet me 31%, si dhe konsumi i ndërmjetëm me 12%.

Sipas klasifikimit funksional të shpenzimeve (COFOG), mbrojtja sociale ka përfituar pjesën më të madhe të buxhetit me 32% të totalit të shpenzimeve. Arsimi ka zënë 15% të shpenzimeve, çështjet ekonomike 13%, ndërsa shërbimet e përgjithshme 11%. Pjesa e mbetur e mjeteve është shpërndarë në sektorë të tjerë të aktivitetit qeveritar./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.