A është e mobilizuar opozita në Gjilan për zgjedhjet e 9 shkurtit?

Gjilan – Opozita në Gjilan fatkeqësisht është lodhur ende pa nisur fushata mirë. Të gjitha partitë pa përjashtim kanë krijuar komoditet në rrjetet sociale, duke qëndruar larg elektoratit dhe larg medieve. Qytetarët mendojnë se akoma vazhdon fryma e Albin Kurtit dhe hija e tij që po i ndjek kudo.
Opozitës në Gjilan po ju mjaftojnë rrjetet sociale për të komunikuar me pjesën e tyre të elektoratit dhe kafenetë e vogla, për tu relaksuar për pak orë, ndërsa tubimet i mbajnë vetëm kur vije ndonjë lider i tyre dhe ata ngarendin pas tij për t
i treguar se janë të organizuar, por në fakt është krejt e kundërta.
Opozita në Gjilan fatkeqësisht është dorëzuar ende pa nisur fushata. Ata nuk komunikojnë me elektoratin e shumtë dhe madje as me mediet. “Unë i kam tre facebokk dhe skam nevojë as për qytetar e as për gazetar” tha një kandidat për deputet.
Jahiu një qytetar gjilanas i respektuar i cili s`ka preferenca partiake mendon se kësaj radhe fushata po bëhet shumë pasive dhe pa gjak.
“Unë nuk po shoh diçka interesante sepse si duket ende po vazhdon fryma e Albin Kurtit dhe hija e tij që po i ndjek kudo. Kanë krijuar komoditet të panevojshëm sepse po mendojnë që janë zgjedhjet qendrore dhe nuk qon pesh shumë” tha Jahiu.
Learti një student që thotë se e simpatizon LVV mendon se opozita në Gjilan është ende në gjumë të thellë. “Për ta mposhtur Albin Kurtin, atyre ju duhet shumë mund e punë. Albini nw ora dy të natës vjen në Gjilan, e Anamoravë dhe kurrë nuk lodhet” tha Learti.
Basriu një tjetër qytetar tha se PDK e LDK nuk kanë njerëz të rinjë, e as anëtar të freskët.
“Shikoni tubimet e tyre, janë njerëz të ardhur nga komunat e tjera, ndërsa nuk kanë aktivist të devotshëm. AAK-së po i mjafton ndonjë kënd i kafeneve për ta kaluar me sportivitet fushatën sepse e dijnë se nuk mund të fitojnë” tha Basriu./rajonipress/