Kushtrim Kadriu e akuzon Alban Hysenin për mos komunikim dhe mos bashkëpunim, rast i paprecedentë në historinë e komunës së Gjilanit
Gjilan – Duke u përballur me mos komunikim dhe mosbashkëpunim të paprecedentë në historinë e komunës së Gjilanit, të kryetarit të komunës me kuvendin komunal, nga sot do të përpiqemi të komunikojmë vetëm publikisht me të dhe në mënyrë transparente ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Alban Hyseni njihet për mos komunikim edhe me të tjerët dhe është larg asaj që kanë pritur gjilanasit prej tij.
Por si duket në hall më të madh është Kushtrim Kadriu, i cili si kryesues i Kuvendit Komunal i duhet të ketë raporte më të afërta dhe më të shpeshta për shkak të seancave të Kuvendit.
“Duke u përballur me mos komunikim dhe mosbashkëpunim të paprecedentë në historinë e komunës së Gjilanit, të kryetarit të komunës me kuvendin komunal, nga sot do të përpiqemi të komunikojmë vetëm publikisht me të dhe në mënyrë transparente” ka shkruar Kushtrim Kadriu.
“Në seancën e fundit, kryetari i komunës z. Hyseni tha se do të nënshkruajë procedurat për blerjen e pajisjeve për transmetimin e seancave të kuvendit. Unë sot zyrtarisht nënshkruajta dhe nisa kërkesën për blerjen e pajisjeve elektronike, tani jemi në pritje të përgjigjes prej tij” ka shkruar Kadriu./rajonipress/