FITORJA

Më 4 tetor LDK do ta mbajë Kuvendin e Punës për agjendën programore Gjilani i Gjelbër 2025+

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, sot bëri publik edhe emrat e katër kandidatëve të Degës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Katër kandidaturat e para janë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku, Avdyl Aliu dhe Bardhy Syla.

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan.
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie, ku para qytetarëve të komunës së Gjilan ka paraqitur programin e Degës për muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, sot janë bërë publike edhe katër kandidaturat e Degës për zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Jemi në takime të shpeshta me qytetarë, me shoqëri civile, dhe me një punë të madhe të komisioneve tona profesionale në Degë, së bashku me Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas, së bashku me strukturat e Degës, jemi të gatshëm të bëjmë një program të mirë dhe të duhur për “Gjilanin e Gjelbër 2025+”.

Me 4 tetor 2024, do ta mbajmë Kuvendin e Punës të Kryesisë së Degës, në të cilën do të diskutojmë axhendën programore për komunën tonë “Gjilani i Gjelbër 2025+”.

Hidromorava

Në tetor gjithashtu, do të organizohet Konventa e Rinisë, në të cilën do të diskutohet roli i rinisë në qeverisjen qendrore dhe lokale, e gjithashtu do të kemi diskutime e debate edhe me grupmoshat e reja, përfshirë nxënësit, studentët dhe të rinjtë aktiv të shoqërisë civile, për të mirën e komunës sonë.

Poashtu, në nëntor, Forumi i Gruas do ta mbajë Konventën e Gruas. “Gruaja për Gjilanin” do të jetë moto e kësaj konvente, që nënkupton se gruaja do të jetë edhe pjesa qendrore e qeverisjes së ardhshme, ashtu siç është edhe pjesa kryesore e shoqërisë. Gratë janë të barabarta me burrat, e të tilla duhet t’i trajtojmë. Do të jenë të lira të punojnë në tregun e punës poaq sa edhe burrat. Pengesat për to do t’i tejkalojmë së bashku.

Konventa Zgjedhore për LDK-në e Gjilanit do të jetë në dhjetor. Ne do t’i konfirmojmë këto politika për Gjilanin dhe për kujdesin e Prishtinës ndaj Gjilanit dhe Anamoravës në të ardhmen.
Poashtu, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, sot bëri publik edhe emrat e katër kandidatëve të Degës tonë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025.
Katër kandidaturat e para janë:

  1. Lirije Kajtazi- ish-kryetare e Forumit të Gruas, deputete për disa mandate dhe zonjë e cila frymën rugoviane e ka bartur e vazhdon ta bartë kudo që është. Ajo përfaqëson gjeneratën e parë të LDK-së dhe kandidimi i saj nderon listën tonë.
  2. Valentina Bunjaku-Rexhepi- kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan, nënkryetare e Forumit të Gruas në nivel qendror dhe deputete aktuale në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përfaqeson gjeneratën e dytë të LDK-së dhe ka kontribut të jashtëzakonshëm në partinë tonë. Të nderuar ta kemi në listë.
  3. Avdyl Aliu- poashtu përfaqëson gjeneratën e dytë të LDK-së për shkak të kontributit të madh edhe të familjes së tij më herët në LDK. Aktualisht është nënkryetar i Degës dhe Shef i Grupit të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Është nga fusha e biznesit, dhe natyrshëm një veprimtar si z. Aliu nderon Degën tonë në përfaqësim për nivelin qendror.
  4. ⁠Bardhyl Syla- ish-anëtar i Kuvendit Komunal dhe nënkryetar i Degës. Që nga fillimi në familjen tonë politike. I dëshmuar si me votë, ashtu edhe me punë në Gjilan. Tani ai nderon listën tonë me kandidimin e tij.

Ka shumë emra kredibil në LDK që meritojnë të jenë pjesë e kësaj liste. Katër të nominuarit kanë treguar vetën dhe punën e tyre për vite me radhë në të mirën e qytetarëve tanë. Jemi të bindur se do të jenë zëri i qytetarëve të Gjilanit e Anamoravës në Kuvendin e Republikës.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan,
7 shtator 2024

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.