ARKATANA

Ymeri: Vetëvendosje e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk beson që Gjykata Kushtetuese të kthej ndonjë përgjigje pozitive, pasi që sipas tij, deri më tani Kushtetuesja ka dëshmuar se nuk ka qenë e pa anshme dhe profesionale.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk beson që Gjykata Kushtetuese të kthej ndonjë përgjigje pozitive, pasi që sipas tij, deri më tani Kushtetuesja ka dëshmuar se nuk ka qenë e pa anshme dhe profesionale.

Ai po ashtu ka thënë se shkeljet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës janë bërë nga PDK-ja dhe jo nga koalicioni.

“Ka pasur shkelje të cilat kanë ardhur nga PDK dhe PDK e ka shpërfillur rregulloren e kryesisë së Kuvendit, e kanë shkelur duke e “zaptuar”, vendet të cilat nuk i takojnë e më pas edhe e kanë “zaptuar”, duke e vendosur zonjëjn Brovina në udhëheqëse të asaj seancës dhe e kanë vendosur në një pozitë shuam të vështirë zonjën Brovina. Dhe përmes Brovinës PDK ka vendosur edhe mbarëvajtjen e gjithë seancës. Jo sa e kemi diskutuar në seancë dhe në përputhje me rregulloren e Kuvendit të Kosovës, koalicioni nuk ka bërë asnjë shkelje por vetëm PDK ka bërë shkelje. Nuk e di përgjigfjen se si do ta ketë Kushtetuesja, por mund të flasë vetëm nga përvoja, dhe fatkeqësisht Gjykata kushtetuese e ka dëshmuar se nuk është e pa anshme dhe profesionale. Po të ishte vërtetë Gjykata Kushtetuese në parimet kushtetuese të vendit, do të ishte mirë, mirëpo duke e parë çfarë ka bërë deri më t ani vështirë se përgjigja do të jetë pozitive. Cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ai do të duhej të ishte i zbatueshëm për të gjithë”, është shprehur Ymeri.

Ai po ashtu ka thënë se VV-ja është e gatshme që të shkoj në zgjedhje.

“Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të shkojë në zgjedhje. Sepse më mirë të shkojmë në zgjedhje të reja se sa të ketë edhe një qeverisje siç ka qenë qeverisja Thaç 2”, ka deklaruar Ymeri.

Hidromorava

Ymeri: Ja pse Vetëvendosje e refuzoi postin e kryeministrit nga PDK

Visar Ymeri, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në në intervistë për “Rrokum TV”, ka thënë se që nga 17 korriku nuk kanë pasu asnjë takim me partite e bllokut, për të parë se si do të ecin bisedimet në mes të bllokut.

Sipas tij Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që ti vazhdoj bisedimet me bllokun dhe të dakordohen që të ketë një qeverisje më ndryshe.

I pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranoi postin e kryeministrit që ia ofroi PDK, ai ka thënë se jo pse Vetëvendosje nuk ka kapacitet,por që sipas tij, vetë PDK është partia ajo që e ka sjellë Kosovën në këtë katrahurë dhe për këtë arsye VV nuk dëshiron që të ketë edhe një qeverisje Thaçi 3.

“ Natyrisht që VV ka kapacitet për postin e kryeministrit. Me protokoll nuk kemi pranuar që të flasim sepse ne nuk i besojmë PDK-së. Sepse ne i konsiderojmë fajtor të drejtpërdrejt për të gjithë atë që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje. Me PDK-në nuk bëjmë Qeveri, ne kemi thënë se VV nuk hyn asnjë herë në Qeveri me PDK-në për shkak të të gjitha të këqiave që ia kanë bërë Kosovës”, është shprehur Ymeri.

Ai nuk e përjashtoj mundësinë që të hyjë në qeverisje edhe me listën “Srbska”, pasi që sipas tij, kushdo që i pranon kushtet të cilat Vetëvendosje i ka paraqitur për një qeverisje më ndryshe, nuk do të ketë asnjë problem që të bashkëqeverisë, siç tha Ymeri, qoftë edhe Lista “Srbska”./Zëri/