Mobi Casa

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se aty ku mungon transparenca, lind kaosi institucional, për çka thotë se sot në vend të qartësisë por bëhet lojë me institucione.

Mustafa thekson se institucionet nuk janë lodra politike, paraja publike nuk është karrem për vota, shteti nuk është pronë partie dhe se sipas tij koha e mashtrimit me vendime selektive po mbaronPostimi i plotë:

Kur mungon transparenca, lind kaosi institucional

Transparenca duhet të jetë themeli i shtetit, jo viktimë e pasigurisë së pushtetit.

Sot, në vend të qartësisë, po shohim lojë me institucione.

Në vend të ligjit, po shohim vendime që ndryshohen sipas interesit të ditës.

Rasti i Listës Serbe është dëshmi e gjallë:*Sot miratim buxheti.* Nesër moscertifikim.* Pasnesër rikthim i vendimit, siç ndodhi edhe gjashtë muaj më parë.Kjo nuk është qeverisje. Kjo është hile politike mbi kurrizin e shtetit.

Qytetarët nuk kërkojnë defunksionalizim të institucioneve.

Uji Dea

Qytetarët kërkojnë funksionalizim të plotë të shtetit: për rend, për ligj, për rregull, për mirëqenie.

Sot, kur besimi po bie, pushteti po përpiqet ta blejë me ndarje parash jo transparente, me projekte të shpejta, të paqëndrueshme dhe jashtë çdo logjike zhvillimi.

Kjo nuk është ndihmë sociale, kjo është joshje elektorale me hije korrupsioni.

Institucionet nuk janë lodra politike.

Paraja publike nuk është karrem për vota.

Shteti nuk është pronë partie.

Koha e mashtrimit me vendime selektive po mbaron.

Qytetarët sot kërkojnë vetëm një gjë: shtet serioz, të drejtë dhe transparent.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.