Eko Higjiena

I dënuar me 21 vite burg dhe i shpallur në kërkim, arrestohet 30-vjeçari nga Lazarati

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një mashkull i moshës 30 vjeçare, i cili është dënuar me 21-vite burg dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë, është arrestuar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Burime nga policia bëjnë me dije për NOA.al se i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale ”Rrëmbim e mbajtja peng e personit”, është identifikuar si Bako Buzheri.

Mobi Casa

Ai është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër gjatë mbrëmjes së djeshme.