Hidromorava - Gjilan

Në Muqiverc dyshohen shtatë krerë gjedhe pa dokumente, rasti po hetohet për kontrabandë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Policia zbulon shtatë krerë gjedhe pa dokumentacion në një stallë në Muqivërc, përmes incizimeve me dron

Shtatë krerë gjedhe, për të cilët mungonin dokumentet përkatëse, janë gjetur gjatë një kontrolli në një stallë në fshatin Muqivërc.

Sipas raportit policor, njësia e TASK-Forcës, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK), kishte vërejtur përmes incizimeve me dron se në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, ishin futur disa kafshë të dyshuara si të kontrabanduara.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Gjatë kontrollit në stallë, zyrtarët kanë gjetur shtatë krerë gjedhe pa dokumentacionin e nevojshëm.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Sipas policisë, mbetet të verifikohet mosha e kafshëve, të cilat do të qëndrojnë në karantinë.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore, ndërsa autoritetet do të vazhdojnë verifikimet përkatëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.